Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Roberto Ferrucci rrëfen Daniele Del Giudice-n dhe Antonio Tabucchi-n

Roberto Ferrucci_2.7
Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare dhe Vila 31 x Art Explora, ka kënaqësinë të prezantojë takimin me shkrimtarin Roberto Ferrucci. Ky aktivitet i kushtohet kujtimit dhe veprës së Daniele Del Giudice dhe Antonio Tabucchi-t, dy prej zërave më peshë të letërsisë bashkëkohore italiane.
Daniele Del Giudice dhe Antonio Tabucchi janë ndoshta dy autorët më të rëndësishëm dhe dy zërat kryesorë të prozës italiane të fundit të shekullit të kaluar dhe fillimit të shekullit aktual. Romanet e tyre, të cilat u vlerësuan menjëherë si thelbësore që në momentin e botimit, mbartin atë veçori që vetëm librat e mëdhenj arrijnë t’u përcjellin lexuesve: të jenë gjithmonë aktualë dhe të aftë – gjithmonë – të rrëfejnë epokën që po kalojmë. Kjo është pikërisht karakteristika që e shndërron një libër në një klasik të letërsisë botërore të të gjitha kohërave. Për të marrë një shembull, “Lo stadio di Wimbledon” nga Daniele Del Giudice dhe “Sostiene Pereira” nga Antonio Tabucchi, janë pikërisht dy vepra klasike. E të tillë janë edhe vetë autorët e tyre.
Roberto Ferrucci, aktualisht shkrimtar në rezidencë pranë Vila 31 të Art Explora me ftesë të Institutit Italian të Kulturës, ka pasur fatin dhe privilegjin t’i njohë dhe të lidhë miqësi me ta që kur ishte student. Një miqësi të cilën ai e ka rrëfyer në dy libra me kujtime: “Storie che accadono” (People, 2022), ku tregon për Antonio Tabucchi-n, dhe “Il mondo che ha fatto” (La nave di Teseo, 2025), ku tregon për Daniele Del Giudice-n. Këtë libër të fundit, Claudio Magris ka dashur ta kandidojë për Çmimin prestigjioz Strega, duke u shprehur: “Il mondo che ha fatto” nga Roberto Ferrucci është një libër i madh që udhëhiqet nga një thirrje e brendshme; për këtë temë mundet – dhe duhet? – të flitet, sepse pikërisht për këtë na është dhënë fjala, ose më saktë ajo fjalë e duhur, dhe jo një tjetër. Duke lexuar librin, hyn në laboratorin e një romani, ku skenat narrative dhe personazhet e ndryshëm rrjedhin si vetë fjalët e romanit, në një vijueshmëri ngjarjesh që shkrihen natyrshëm në rrëfim”.
2 korrik, ora 18:30

Salla Italia e Qendrës “Sotir Kolea” – Biblioteka Kombëtare
Hyrja e lirë

Aktiviteti zhvillohet në gjuhën italiane

 

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë
  • Ne bashkepunim me: Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe Vila31 x Art Explora