Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Koncert simfonik nga Orkestra e Operas dhe Baletit “Tchaikovsky & Ravel”

23.6_ConcertoSinfonico

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë Teatrin e Operas dhe Baletit Tiranë për koncertin simfonik “Tchaikovsky & Ravel“, të drejtuar nga Beatrice Venezi.

Romantizmi i Pyotr Ilyich Tchaikovsky, eleganca e Maurice Ravel dhe energjia ritmike e Darius Milhaud shkrihen në një mbrëmje të jashtëzakonshme simfonike në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit Tiranë.

Nën drejtimin e Beatrice Venezi-t, me solistet Laura Llozi në violinë dhe Rejsi Prosi në piano, Orkestra Simfonike e Teatrit paraqet një program me kryevepra të mëdha nga repertorin orkestral, në të cilin virtuoziteti, ekspresiviteti dhe rafinimi muzikor ndërthuren në një udhëtim magjepsës përmes tre universeve të dallueshme sonike.

23.6.2026 ora 20:00

Teatri i Operas dhe Baletit

Biletat në shitje: çdo ditë 10:00 – 14:00 / 16:00 – 20:00

Beatrice Venezi është drejtuese orkestre dhe pianiste italiane e lindur në Lucca në vitin 1990. Me një diplomë në piano dhe një tjetër në dirigjim pranë Konservatorit Giuseppe Verdi në Milano, ajo ka drejtuar orkestra të shumta në Itali dhe jashtë saj, duke u vendosur si një nga dirigjentet më të reja dhe më të njohura në skenën muzikore europiane. Ka bashkëpunuar me institucione prestigjioze ndërkombëtare koncertesh, ka publikuar albumin My Journey – Veprat Simfonike të Puccini-t dhe ka marrë pjesë në Festivalin Sanremo 2021.

– Beatrice Venezi

  • Organizuar nga: Teatri i Operas dhe Baletit Tiranë
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, Ambasada Italiane në Tiranë dhe Bashkia Tiranë