Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë Fora Magazine, një platformë editoriale e pavarur, me pjesëmarrjen e kuratores Marta Cereda e cila në kuadër të Art Writing and Criticism Program, do të drejtojë një workshop të titulluar Writing With Art: Between Criticism and Literature. Programi ofron mundësinë e bashkëpunimit me kritikë arti të njohur në nivel ndërkombëtar dhe publikimin e kontributit në revistën Fora!
Marta Cereda është një kuratore arti bashkëkohor, e cila punon në kontekste institucionale dhe të pavarura. Projektet e saj shpesh zhvillohen në hapësira jokonvencionale, duke i ftuar veprat të krijojnë një dialog të përpiktë me arkitekturën dhe mjediset e jetuara.
Ajo është Drejtore Artistike e Careof, një nga shoqatat kryesore jofitimprurëse italiane kushtuar kërkimit artistik dhe prodhimit të veprave të reja, e cila mirëpret një nga arkivat më të rëndësishme të video artit në Vend. Përveç rolit të saj institucional, ajo realizon ekspozita, rezidenca artistësh dhe projekte kuratoriale afatgjata në Itali dhe jashtë saj, duke bashkëpunuar me institucione publike, fondacione dhe organizata ndërdisiplinore.
Është gjthashtu kuratore e Casasanvito, një rezidencë artistësh e vendosur në një ndërtesë të shekullit të 18-të në rajonin Marche, konceptuar si një vend kushtuar përqendrimit, kërkimit të bazuar në procesin krijues dhe një marrëdhënieje të vazhdueshme me kontekstin. Kontribuon rregullisht me Il Giornale dell’Arte dhe botime të tjera të specializuara të artit.
Praktika e saj kuratoriale bazohet tek bashkëpunimi i ngushtë me artistët dhe leximi i kujdesshëm të hapësirave, duke e konceptuar krijimin e ekspozitave si një formë ndërmjetësimi mes veprës, hapësirës dhe publikut.
13 dhe 14 qershor pranë Galerinë Zeta