Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Kompania e Kukullave Vaccaro-Mauceri e Sirakuzës prezanton MASHTRIMI I ANXHELIKËS

Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane dhe Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë, për Javën e Kulturës Italiane, ka kënaqësinë të prezantojë shfaqjen “Mashtrimi i Anxhelikës”  nga Kompania e Kukullave Vaccaro-Mauceri e Sirakuzës,  nxjerrë nga repertorin tradicional dhe konkretisht nga këngët e veprës “Orlando Innamorato”.

5 qershor 2026, ora 16:00 dhe 18:30
Teatri i Kukullave TIRANË (Shqipëri)

Hyrja e lirë

Opera dei Pupi është një nga shfaqjet më përfaqësuese të traditës siciliane: përdor marjoneta të armatosura, kukullat, për të vënë në skenë histori kalorësish, duele dhe aventura. Origjina e saj daton që nga kultura e Magna Grecia-s dhe ka evoluar me kalimin e kohës, falë ndikimeve të tilla si Cantari italiani dhe Cunto, përralla gojore epiko-kavalereske. Midis fundit të viteve Shtatëqind dhe fillimit të Tetëqindës, kukullat tradicionale popullore u transformuan në figura kalorësiake plot me dekoracione, duke i dhënë jetë teatrove të Opera dei Pupi dhe njërit prej fenomeneve kulturore më ikonike të Siçilisë.

Në skenën e Tiranës do të vijë “Mashtrimi i Anxhelikës“, një shfaqje në të cilën intriga, magjia dhe duelet kalorësiake ndërthuren në një histori të vendosur në oborrin e Karlit të Madh.

Përmbajtja:

Në një vend të largët, të nëndheshëm, Argalia, i biri i Galafrones lufton me një krijesë për të marrë në zotërim një shpatë dhe një unazë magjike, për të mashtruar dhe për të hyrë në oborrin e Karlit të Madh.

Anxhelika, e cila do të jetë manipulatorja e vërtetë, shfaqet në oborrin e Karlit të Madh dhe fton kalorësit e pranishëm të maten me Uberton, i cili në fakt është Argalia që përdor emër të rremë. Çmimi për sfidën do të jetë pikërisht gruaja që t’i vetë ofrohet kampionit.

Të dy, të sigurt për fitoren e tyre, synojnë të burgosin rojet për të shpallur luftë kundër Karlit të Madh. Magjistari Malaxhixhi, dyshues për sfidën e çuditshme, mbërrin në vendin e tij magjik dhe merr në pyetje shpirtrat e ferrit. Duke mësuar për mashtrimin e Anxhelikës, ai vendos ta vrasë atë. Me të arritur në tendën e mashtruesve, iu bën magji të gjithëve dhe i mrekulluar nga bukuria e vajzës, përpiqet ta puthë. Anxhelika, falë unazës magjike, të gjetur nga vëllai i saj në vendin e nëndhshëm, është imune ndaj magjive të magjistarit dhe, së bashku me të vëllain, e kapin atë.

Tek Pietri i Merlinit, vendi i zgjedhur për sfidën, mbërrin i pari i zgjedhur, Astolfo, që i goditur nga shpata magjike e Argalias zihet rob. I dyti, Ferraù i Spanjës, mbërrin dhe, i pakënaqur me luftën, e sfidon Uberton me grushta. Gjigantët e Anxhelikës mbërrijnë në ndihmë të Argalias, por vriten një nga një. I fundit gjthsesi e trullos Ferraùn. Të dy mashtruesit, duke parë të gjitha shpresat për fitore të humbura, ia mbathin në pyll. Ferraù, i verbuar nga zemërimi, i ndjek duke u betuar për hakmarrje.

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë
  • Ne bashkepunim me: Teatri i Kukullave Tiranë, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve e Shqipërisë dhe Kompania e Kukullave Vaccaro-Mauceri e Sirakuzës