Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Dita III – Sequenze Frequenze edicioni II

SequenzeFrequenze_Day3_web

Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Vila 31 x Art Explora dhe Robot Festival, prezanton edicionin e dytë të Sequenze e Frequenze, një festival kushtuar gjuhëve elektronike dhe digjitale.

Kalendari:

24 Maj (18:00 – 00:00)

Small Garden

17.00 Sindi Ziu dj set

Sindi Ziu është një DJ e re nga Tirana, e cila lëvron midis botës së klubeve dhe hapësirave artistike.

Setet e saj përfshijnë regjistra të ndryshëm: nga energjia intensive dhe frenetike e pistës së vallëzimit deri tek performancat më të buta dhe më evokuese të dizajnuara për kontekste ekspozive. Krahas seteve më të drejtpërdrejta, të orientuara drejt klubeve, ajo ka marrë pjesë në ekspozita dhe instalacione zanore, të cilat përqendrohen tek atmosfera dhe hapësira e tingullit.

Si anëtare e kolektivit ambiental Kopshti Zanor, ajo eksploron teksturat organike, teksturat ambientale dhe marrëdhënien midis tingullit dhe hapësirës, ​​duke zhvilluar përvoja zanore të afta për të transformuar mjedisin dhe mënyrën se si ai përjetohet.

18.00 Urë (performancë nga Andrea Veneri me studentë nga Konservatori i Pescara-s).

URË është një instalacion përfshirës, i cili eksploron kontrastet e veprimit kaotik brenda një hapësire të kufizuar. Përmes stratifikimit progresiv, fjalët, tingujt dhe gjestet mbivendosen dhe rikombinohen në një rrjet shenjuesish që synojnë tejkalimin e distancave kulturore dhe sociale. Gjuha shndërrohet në tingull, tingulli shndërrohet në gjest dhe gjesti në urë. Nuk ka një formë të paracaktuar: lind nga takimet, ndërtohet përmes zgjedhjes dhe mungesës së saj – duke ndjekur udhëzimet ose duke i injoruar ato, duke kërkuar ndihmë ose duke vazhduar i vetëm. Vepra je ti.

Projekt i kuruar nga Andrea Veneri dhe studentët e Konservatorit të Pescara-s: Francesco De Sanctis, Riccardo Cappelluti, Giuseppe Taffi dhe Marco Fontana.

The Pool

19.00 NNLFDBK dj set

NNLFDBK është një projekt improvizimi elektronik live, i fokusuar tek jolineariteti dhe kaosi!

 

Big room

20.00 Ciro Vitiello live set

Ciro Vitiello është një artist elektronik me origjinë nga Torre Annunziata (Napoli).

Kompozimet e tij janë një shkrirje hipnotike e ndikimeve nga muzika ambient, noise, post-rock dhe ajo orkestrale, duke gjeneruar një gërshetim zanor të pasur me emocione.

Stili i Vitiello-s konsiston në krijimin e peizazheve zanore eterike dhe regjistrimeve evokuese në terren, të cilat shërbejnë si sfond për meloditë e ndërtuara me sintetizatorë dhe instrumente akustike si piano, kitarë dhe harqe. Kjo ndërthurje hap një dimension unik muzikor, ku teksturat delikate takohen me ndrydhje të papritura dhe atmosferat e brishta përplasen me volum të fuqishëm, duke krijuar një botë që ndihet njëkohësisht intime dhe e gjerë.

 

21.00 Sara Persico live set

Sara Persico është një artiste zanore italiane, kompozitore dhe interpretuese, puna e së cilës eksploron gërshetimin mes zërit, elektronikës analoge dhe regjistrimeve në terren.

Artistja me bazë në Berlin filloi të eksperimentonte në skajet e skenës energjike noise underground të Napolit, ndërsa përfundonte studimet e saj akademike të muzikës.

Persico është vendosur si një figurë kryesore në skenën e muzikës eksperimentale, duke performuar në vende dhe festivale prestigjioze si Berlin Atonal, documenta fifteen, Ballroom Blitz Beirut, CTM Festival, Nyege Nyege Festival, Ormside Projects, Dancity Festival dhe Santarcangelo Festival.

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë
  • Ne bashkepunim me: Vila31 x ArtExplora e RobotFestival