Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Vila 31 x Art Explora dhe Robot Festival, prezanton edicionin e dytë të Sequenze e Frequenze, një festival kushtuar gjuhëve elektronike dhe digjitale.
Kalendari:
22 maj (18.00 – 00.00)
Big Garden
18.00 Tadi dj set
Tadi është artiste vizuale, dizajnere grafike dhe DJ nga Mitrovica. Ajo është bashkëthemeluese e Bijat, një event clubbing femminista/queer.
Publikimet e saj të fundit përfshijnë Lamento remix me Hivern Records dhe Gur I me Armata Productions. Ajo ka performuar për NTS Radio, Boiler Room, Mutant Radio dhe Radio Temponaopara, ky i fundit i zgjedhur si “miksi i ditës” nga Resident Advisor.
Tadi ka performuar gjithashtu në festivale dhe klube si Ment Festival, Sonica Festival, Lighthouse Festival, DokuNights, Polja Festival, Club Drugstore, OHM, Karmakoma, Arkaoda, Salon des Amateurs, Servis dhe shumë të tjera.
Cinema Room
20.00 Alessandro Olla ● Ivana Balabanova Code#9 (Performancë për kërcim dhe elektronikë live)
Errësira nuk është mungesë. Është gjendja në të cilën perceptimi mprehet, trupi shndërrohet në prag dhe çdo fragment drite merr peshën e një shfaqjeje.
Code #9 është një hapësirë performative në kufijtë e vizibilitetit: kërcimi i Ivana Balabanova-s shfaqet dhe zhduket përmes stërkalave të dritës, duke ndërtuar një prani skenike me dendësi dhe detaje, ndërsa muzika elektronike live e Alessandro Olla-s pushton lëvizjen, e trysnon, dhe e lë të marrë frymë.
Harku i performancës gjurmon një rrugëtim të dallueshëm më parë në trup se në mendje: ekuilibër, thyerje, qendrueshmëri, transformim.
Eventi organizohet në bashkëpunim me Albania Dance Meeting Festival.
21.00 Silvia Cignoli ‘A santanotte (live soundtrack)
Silvia Cignoli, kitariste klasike dhe elektrike aktive në muzikën bashkëkohore, improvizimin radikal dhe tingujt avant-rock, riinterpreton filmat pa zë të Elvira Notari-t, regjisores së parë femër dhe një figure pioniere në kinemanë italiane.
Shfaqja e ‘A Santanotte’ (1922) shoqërohet nga një muzikë live për kitarë elektrike dhe elektronike të interpretuar nga Cignoli, e cila i jep filmit një dimension performues bashkëkohor, në të cilin imazhi dhe tingulli ndërthuren në një dialog gjithëpërfshirës midis kujtesës historike dhe eksperimentimit, duke transformuar të parit në një përvojë tingulli të shtresuar.
Eventi realizohet nën patronazhin e Komitetit Kombëtar për kremtimin e 150-vjetorit të lindjes së Elvira Coda Notari-t.
Big Garden
22.00 Katatonic Silentio dj set
Katatonic Silentio është një artiste zanore italiane, cila punon në ndërthurjen e muzikës elektronike, arteve performuese dhe studimeve të tingullit.
Aktive si DJ për gati 20 vjet, setet e saj marrin forma të shumëfishta: nga abstraksioni i pastër, përmes një përzierjeje të musique concrète, world music, spoken word, ambient dhe dub, deri tek strukturat më të orientuara drejt clubbing, duke përshkuar muzikën techno, leftfield dhe drum ‘n’ bass.
Për të, tingulli është një mjet kritik dhe hulumtues, dhe interesi i saj është të eksplorojë mundësitë zanore si nga një perspektivë artistike ashtu edhe nga ajo sociologjike. Ka performuar në festivale të shumta ndërkombëtare, ndër të tjera në Berlin Atonal, Draaimolen, Transart, New Now & Mutek, Jazz Is Dead, Paral lel, Nextones, Meakusma, La Nature, Mostra, Fuori Festival dhe Festival dei Due Mondi.