Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Vila 31 x Art Explora dhe Robot Festival, prezanton edicionin e dytë të Sequenze e Frequenze, një festival kushtuar gjuhëve elektronike dhe digjitale. Një rrugëtim përmes improvizimit, hulumtimeve artistike dhe praktikave ndërdisiplinore që përfshijnë skenën e pavarur italiane dhe ballkanike, duke krijuar një hapësirë për dialog mes tingullit, trupit dhe imazhit.
Festivali do të zhvillohet më 22, 23 dhe 24 maj pranë Vila 31 x Art Explora. Hyrja do të jetë e lirë.
Kalendari:
22 Maj (18:00 – 00:00)
Big Garden
18:00 Tadi dj set – Çel festivalin me një set që i prezanton publikut një peizazh tingujsh gjithëpërfshirës, me përzgjedhje elektronike dhe atmosfera eksperimentale.
Cinema Room
20.00 Alessandro Olla ● Ivana Balabanova Code# (performancë për kërcim dhe elektronikë live) – Muzikante dhe sound artist, ajo zhvillon performanca elektronike live në të cilat tingulli ndërtohet në kohë reale, përmes shtresimit, tensionit dhe hapjeve dinamike.
21.00 Silvia Cignoli ‘A santanotte (live soundtrack) – Kitariste dhe kompozitore, ajo prezanton një performancë audiovizuale që ndërthur kitarën elektrike, elektronikën dhe hulumtimin e timbrit, duke krijuar peizazhe zanore të dendura dhe kontemplative.
Big Garden
22.00 Katatonic Silentio dj set – Një projekt nga Mariachiara Troianiello, që eksploron muzikën elektronike, studimet e tingullit dhe performancën. Setet e saj lëvizin midis abstraksionit zanor, muzikës ambient, techno dhe praktikave të dëgjimit kritik.
23 Maj (16:00 – 00:00)
Small Garden + The Pool
16.00 – 17.00 Ure (performancë nga Andrea Veneri me studentë nga Konservatori i Pescara-s) – Një performancë kolektive që reflekton mbi proceset e krijimit të përbashkët dhe eksperimentimit me tinguj.
17.00 – 18.30 Ndrekodjali live set – Një set live që ndërthur identitetet lokale dhe gjuhët bashkëkohore, midis elektronikës dhe sugjerimeve ritualiste.
18.30 – 20.00 Kӣr live set – Një projekt që eksploron strukturat ritmike dhe teksturat elektronike, duke ndërtuar peizazhe tingujsh të shtresuara dhe hipnotike.
Big Room
20:00 – 21:00 Canzonieri live set – Një dyshe artistike e formuar nga Emiliano Maggi dhe Cosimo Damiano, bashkon elementët folk, elektronikën dhe eleemntë surrealistë. Praktika e tyre ndërthur instrumente akustike, pajisje të vetë realizuara dhe rrëfime zanore të lidhura me kujtesën dhe mitin.
21.30 – 22.30 Luca Maria Baldini ● Salvatore Insana No Sky Is Without Light (performancë audiovizuale) – Prezantojnë “Asnjë qiell nuk është pa dritë”, një performancë audiovizuale që ndërthur tingullin, videon dhe mendimin bashkëkohor, duke eksploruar spiritualitetin, ekologjinë dhe teknologjinë përmes dramaturgjisë hibride.
22.30 – 00:00 Cosimo Damiano dJ set – Producent dhe DJ në skenën romane, ai ofron sete që gërshetojnë muzikën techno, ritualet sonike dhe muzikën elektronike eksperimentale, duke krijuar trajektore gjithpërfshirëse dhe hipnotike.
24 Maj (17:00 – 00:00)
Small Garden
17.00 Sindi Ziu dj set – Çel ditën me një performancë që dialogon mes ndjeshmërisë bashkëkohore dhe hulumtimit sonik.
18.00 Ure Performancë nga Konservatori i Pescarës (kthimi i rezidencës) (Live).
The Pool
19.00 NNLFDBK live set – Një projekt që eksploron kufijtë e tingullit midis elektronikës radikale dhe strukturave jokonvencionale.
Big room
20.00 – Ciro Vitiello live set- Muzikant dhe kompozitor, ai eksploron tensionet midis minimalizmit, improvizimit dhe peizazheve elektronike.
21.00 – Sara Persico live set – Artiste vokale dhe performuese, ajo eksploron zërin si një material sonik, duke kombinuar elektronikën, fjalën e folur dhe eksperimentimin.