Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

International Student Film Festival in Tirana – Edicioni I

UmbertoContarello_ISFF

Instituti Italian i Kulturës në Tiranë ka kënaqësinë të mbështesë edicionin e parë të International Student Film Festival in Tirana, ku do të marrë pjesë Umberto Contarello, një nga skenaristët më të njohur italianë, i cili do të drejtojë një workshop nga 22 deri më 24 prill 2026, në Sallën Black Box të Universitetit të Arteve, nga ora 16:00 deri në 19:00.

Ky workshop synon të bashkojë studentë me një interes të vërtetë për kinemanë dhe kulturën e filmit, me ndjeshmëri të fortë artistike dhe  dëshirë të vërtetë për t’u angazhuar në një rrugëtim intensiv pune dhe reflektimi.

Umberto Contarello lindi në vitin 1958 në Padova. Ndër filmat e tij: Tutto il mio folle amore (2019), Il vizio della speranza (2018), Loro (2018), Loro 1 (2018), Loro 2 (2018), La Grande Bellezza (2013), Io e Te (2012), Missione di pace (2011), This must be the place (2011), La passione (2010), Lascia perdere, Johnny! (2007), Rino Gaetano – Ma il cielo è sempre più blu (2007), La stella che non c’è (2006), Ovunque sei (2004), Luce dei miei occhi (2001), Metronotte (2000), La lingua del santo (1999), Un uomo perbene (1999), Il cantiere (1997), L’albero dei destini sospesi (1997), Vesna va veloce (1996), Bidoni (1995), La Piovra 7 (1995), Caro diario (1994), Il toro (1994), Marrakech Express (1989), Ndër serialet televizive si skenarist përmendim: The New Pope (2020), The Young Pope (2016).

Ka fituar çmime dhe vlerësime të shumta: David di Donatello • 2014 – Nominim për Skenarin më të Mirë për La Grande Bellezza • 2013 – Nominim për Skenarin më të Mirë për Io e te • 2012 – Çmimi për Skenarin më të Mirë për This Must Be the Place • 1997 – Nominim për Skenarin më të Mirë për Il Carniere Nastri d’Argento • 2020 – Nominim për Skenarin më të Mirë për Tutto il mio folle amore • 2019 – Nominim për Skenarin më të Mirë për Il vizio della speranza • 2018 – Çmimi për Skenarin më të Mirë për Loro 2 • 2013 – Nominim për Skenarin më të Mirë për La Grande Bellezza • 2012 – Nominim për Skenarin më të Mirë për This Must Be the Place European Film Awards • 2013 – Nominim për Skenarin më të Mirë për La Grande Bellezza.

ISFFT 2026 shënon edicionin e parë të festivalit dhe e vendos Ballkanin Perëndimor në qendër të tij si një kulm artistik, kulturor dhe akademik. Bashkëpunimi me universitetet rajonale është pjesë integrale e këtij edicioni, duke e transformuar festivalin në një qendër për networking dhe zhvillimi profesional për studentët dhe docentët. Ky edicion synon të forcojë marrëdhëniet ndëruniversitare, të promovojë lëvizshmërinë dhe të ndërtojë një model bashkëpunimi që pasqyron energjinë e rajonit. Në të ardhmen, ISFFT synon të zgjerohet me partnerë europianë, duke krijuar një platformë të gjerë ndërkombëtare, ku edukimi kinematografik dhe dialogu kulturor bashkëjetojnë në mënyrë harmonike.

ISFFT 2026 do të mbahet nga 21 deri më 24 prill 2026, pranë Universitetit të Arteve në Tiranë. International Student Film Festival Tirana

Programi

  • Organizuar nga: ISFF
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë