Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Kinema Republika, ka kënaqësinë të prezantojë Italian Screens – Il nuovo cinema italiano
Le città di pianura nga Francesco Sossai
Me: Filippo Scotti, Sergio Romano, Pierpaolo Capovilla, Roberto Citran, Andrea Pennacchi
Dramë, – Itali, Gjermani, 2025, kohëzgjatja 100 minuta
243.4.2026 ora 19:00
Kinema Republika (Blv. Skënderbeu)
Hyrja e lirë
Filmi do të shfaqet në italisht me titra në anglisht.
Carlobianchi dhe Doriano, dy pesëdhjetëvjeçarë pa të ardhura, kanë një obsesion: të shkojnë të pijnë gotën e fundit. Një natë, duke bredhur me makinë nga një bar tek tjetri, hasin rastësisht Giulio-n, një student të turpshëm arkitekture. Takimi me këta dy mentorë të papritur do ta transformojë thellësisht mënyrën se si Giulio vështron botën dhe dashurinë dhe se si imagjinon të ardhmen.
Një road movie nëpër fushat e pafundme të Veneto-s, që udhëton me shpejtësinë e kthjellimit pas një dehje.
Italian Screens është një nismë e ideuar për të prezantuar më të mirën e kinemasë italiane, e promovuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Drejtoria e Përgjithshme e Kinemasë dhe Sektorit Audioviziv të Ministrisë së Kulturës dhe Cinecittà.