Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Prishtinë dhe Kino Armata, ka kënaqësinë të prezantojë Italian Screens – Il nuovo cinema italiano
Fuori nga Mario Martone
Me: Valeria Golino, Matilda De Angelis, Elodie, Corrado Fortuna, Antonio Gerardi
Dramëo, – Itali, Francë, 2025, kohëzgjatja 115 minuti
23.4.2026 ora 19:00
Kino Armata (Brigada e Kosovës, Prishtinë)
Hyrja e lirë
Filmi do të shfaqet në italisht me titra në anglisht.
Romë, 1980. Shkrimtarja Goliarda Sapienza përfundon në burg për vjedhje bizhuterish, por një takim me disa të burgosura të reja rezulton të jetë një përvojë rilindjeje për të.
Pas lirimit nga burgu, gjatë një vere të nxehtë romane, gratë vazhdojnë të takohen dhe Goliarda krijon një lidhje të thellë me Roberta-n, një kriminele dhe aktiviste politike.
Një marrëdhënie që askush jashtë nuk mund ta kuptojë, por falë së cilës Goliarda rizbulon gëzimin e saj për jetë dhe shtysën për të shkruar.
Filmi ka marë 10 kandidatura, fituar 2 çmime Nastri d’Argento dhe 8 kandidatura David di Donatello.
Italian Screens është një nismë e ideuar për të prezantuar më të mirën e kinemasë italiane, e promovuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Drejtoria e Përgjithshme e Kinemasë dhe Sektorit Audioviziv të Ministrisë së Kulturës dhe Cinecittà.