Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

PRISHTINË I La Grazia nga Paolo Sorrentino / Italian Screens – Kinemaja e re Italiane në Kosovë

IS-La grazia_Instagram

Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Prishtinë dhe Kino Armata, ka kënaqësinë të prezantojë Italian Screens – Il nuovo cinema italiano

La Grazia nga Paolo Sorrentino

Me: Toni Servillo, Anna Ferzetti, Orlando Cinque, Massimo Venturiello, Milvia Marigliano

Dramë, – Itali, 2025, kohëzgjatja 131 minuta

21.4.2026 ora 19:00

Kino Armata  (Brigada e Kosovës, Prishtinë)

Hyrja e lirë

Filmi do të shfaqet në italisht me titra në anglisht.

Mariano De Santis është President i Republikës. Asnjë referencë për presidentët ekzistues; bëhet fjalë tërësisht për produkt të imagjinatës së autorit. I ve, katolik, ai ka një vajzë, Dorotea-n, juriste si ai. Në fund të mandatit, mes ditëve të lodhshme, lindin detyrat e fundit: të vendosë mbi dy kërkesa delikate për falje. Dilema të vërteta morale që kryqëzohen, në dukje në mënyrë të pazgjidhshme, me jetën e tij private. I shtyrë nga dyshimi, i duhet të vendosë. Dhe, me një ndjenjë të madhe përgjegjësie, është ajo çfarë ky President i madh i Republikës Italiane do të bëjë.

Filmi është vlerësuar me çmim në Venecia dhe ka marë dy kandidatura në European Film Awards.

Italian Screens është një nismë e ideuar për të prezantuar më të mirën e kinemasë italiane, e promovuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Drejtoria e Përgjithshme e Kinemasë dhe Sektorit Audioviziv të Ministrisë së Kulturës dhe Cinecittà.

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë dhe Ambasada Italiane në Prishtinë
  • Ne bashkepunim me: Kino Armata