Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Ambasadën Italiane dhe Bashkinë Tiranë, ka kënaqësinë të prezantojë Italian Screens – Il nuovo cinema italiano
Breve storia d’amore nga Ludovica Rampoldi
Me: Pilar Fogliati, Adriano Giannini, Andrea Carpenzano, Valeria Golino, Massimo De Lorenzo
Comedi, – Itali, 2025, kohëzgjatja 100 minuta
22.4.2026 ora 19:00
Kinema Millennium në Tirana (Rruga Murat Toptani)
Hyrja e lirë
Filmi do të shfaqet në italisht me titra në anglisht.
Kjo është historia e dy çifteve: tridhjetëvjeçarëve Lea dhe Andrea, dhe pesëdhjetëvjeçarëve Rocco dhe Cecilia. Katër personazhe, fatet e të cilëve përplasen mbrëmjen kur Lea takon Roccon në një bar dhe fillon një lidhje të fshehtë me të, duke përfunduar në një dhomë hoteli. Një tradhti në dukje e zakonshme, merr një kthesë të papritur kur Lea fillon të ndërhyjë në jetën e Rocco-s, duke përfshirë partnerët e tyre përkatës në një përballje përfundimtare.
Italian Screens është një nismë e ideuar për të prezantuar më të mirën e kinemasë italiane, e promovuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Drejtoria e Përgjithshme e Kinemasë dhe Sektorit Audioviziv të Ministrisë së Kulturës dhe Cinecittà.