Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të prezantojë Italian Screens – Il nuovo cinema italiano
Për këtë edicion, të organizuar në bashkëpunim me Ambasadat Italiane në Shqipëri dhe Kosovë, Konsullatën Italiane në Vlorë, si dhe bashkitë Tiranë, Shkodër dhe Vlorë, janë zgjedhur pesë filma, të ndryshëm në zhanër dhe ambjentim: La Grazia nga Paolo Sorrentino, Le città di pianura ngaFrancesco Sossai, Un anno di scuola nga Laura Samani, Breve storia d’amore nga Ludovica Rampoldi dhe Fuori nga Mario Martone.
Filmat do të shfaqen në Tiranë në Kinema Millennium nga 19 deri më 22 prill, në Prishtinë në Kino Armata nga 21 deri më 23 prill, në Vlorë në Qendrën Kulturore më 20 dhe 23 prill dhe në Shkodër në Kinema Republica më 24 dhe 25 prill. Hyrja është e lirë.
Italian Screens është një nismë e ideuar për të prezantuar më të mirën e kinemasë italiane, e promovuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, nga Cinecittà dhe Drejtoria e Përgjithshme e Kinemasë dhe Sektorit Audioviziv të Ministrisë së Kulturës.
Italian Screens paraqet një mundësi thelbësore për t’i bërë të njohur jashtë vendit protagonistët e kinemasë italiane, për të krijuar një audiencë që vlerëson produksionet e shkëlqyera të momentit, por edhe për t’u prezantuar operatorëve vendas më të mirën e asaj që ofron sistemi audioviziv italian, me qëllim inkurajimin e bashkëprodhimeve, rritjen e cilësisë profesionale të industrisë dhe ndërkombëtarizimin e kinemasë. Ky aktivitet përfaqëson gjithashtu një mundësi të rëndësishme network-u për të lejuar operatorët e sektorit të hyjnë në kontakt me ata që mund t’u ilustrojnë më së miri programin nxitës në nivel kombëtar dhe rajonal, në mbështetje të produksioneve që zgjedhin të kryejnë xhirimet e filmave në Itali.
Kalendari:
Tiranë
Kinema Millennium
- 19/4 ora 19:00 La Grazia nga Paolo Sorrentino
Me: Toni Servillo,
Dramë – Itali, 2025, kohëzgjatja 131 minuta
Një portret imagjinar i Mariano De Santis, President i Republikës në fund të mandatit të tij. Midis dilemave morale në lidhje me faljen dhe jetës së tij private, atij i duhet të zgjedhë.
Filmi është fitues i një çmim në Venecia dhe ka marë dy nominime në European Film Awards.
- 20/4 ora 19:00 Le città di pianura nga Francesco Sossai
Me: Filippo Scotti, Sergio Romano, Pierpaolo Capovilla, Roberto Citran, Andrea Pennacchi
Dramë – Itali, Gjermani, 2025, kohëzgjatja 100 minuta
Në Veneton rurale, dy shokë pijedashës ndjekin legjendën e një thesari të fshehur nga partneri i tyre, Genio. Së bashku me ta, një arkitekt i ri në kërkim të vetes.
- 21/4 ora 19:00 Un anno di scuola nga Laura Samani
Me: Stella Wendick, Giacomo Covi, Pietro Giustolisi, Samuel Volturno.
Dramë – Itali, Francë, 2025, kohëzgjatja 102 minuta
Shtator 2007, Trieste. Fred, vajza e vetme në një klasë djemsh, prish ekuilibrin midis tre shokëve të vjetër. Për t’u pranuar, ajo do të duhet të bëjë zgjedhje të vështira.
- 22/4 ora 19:00 Breve storia d’amore nga Ludovica Rampoldi
Me: Pilar Fogliati, Adriano Giannini, Andrea Carpenzano, Valeria Golino, Massimo De Lorenzo
Komedi – Itali, 2025, kohëzgjatja 100 minuta
Lea takon Roccon në një bar dhe bëhet e dashura e tij. Lidhja e tyre e fshehtë, e cila mer formë në një dhomë hoteli, merr një kthesë të vështirë kur ajo fillon të ndërhyjë në jetën e tij.
Prishtinë (Kosovë)
Kino Armata
- 21/4 La Grazia nga Paolo Sorrentino
- 22/4 Un anno di scuola nga Samani
- 23/4 Fuori nga Mario Martone
Me: Valeria Golino, Matilda De Angelis, Elodie, Corrado Fortuna, Antonio Gerardi
Dramë – Itali, Francë, 2025, kohëzgjatja 115 minuta
Romë, 1980. Pasi lirohet nga burgu, Goliarda Sapienza kërkon një punë për të shmangur mbetjen pa shtëpi. E injoruar si shkrimtare, ajo gjen ngushëllim vetëm tek ish-shoqet e saj të qelisë.
Filmi ka marë 10 nominime, fituar dy çmime Nastri d’Argento dhe tetë nominime për David di Donatello.
Vlorë
Qendra Kulturore
- 20/4 Breve storia d’amore nga Ludovica Rampoldi
- 23/4 Le città di pianura nga Francesco Sossai
Shkodër
Kinema Republika
- 24/4 Le città di pianura nga Francesco Sossai
- 25/4 Breve storia d’amore nga Ludovica Rampoldi