Vox Baroque Festival – edicioni i V | Viti i Skënderbeut
Pjesëmarrje e 5 muzikantëve të rinj nga Konservatori i Milanos Emanuele Maffullo, Cristiana Faricelli, Daniele Arzuffi, Selena Gaslini, Antonino Bova dhe M° Giorgio Matteoli, flaut të drejtuar nga Maestro Arben Llozi.
Me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, heroit kombëtar të Shqipërisë, Ansambli do të luajë dy kompozime të shkruara në nder të heroit nga Antonio Vivaldi (arie per soprano) Fra catene ognor penando dhe Nelle mie selve natie dhe nga F. REBEL me Suite II e Aria dal Opera Scandebeg.
Giorgio Matteoli u diplomua në violonçel, flaut i ëmbël dhe në muzikë dhome në Konservatorin e S. Cecilia (Romë – Itali). Përveç studimeve në kompozicion dhe kontrapunkt në Konservatorin e Comos – ka studiuar për dirizhim pranë Konservatorit të Milano-s duke ndjekur më tej kurset e D.Pavlov dhe P.Gelmini. Ai është specializuar në interpretimin e repertorit antik, si në flaut ashtu dhe në vilonçel, duke bashkëpunuar me ansamble të njohura dhe institucione koncertore dhe duke mbajtur recitale dhe koncerte në Itali dhe jashtë vendit. Autor i artikujve për revistën e muzikës antike Orfeo, CD Classic dhe Amadeus jep mësime flauti dhe muzike për instrumente antike pranë Konservatorit “Cherubini” të Firenze-s. Është themelues i Shoqatës Early Music Italia me seli në Romë dhe në Brianza, ideator dhe drejtor artistik i përmbledhjes interprovinciale të muzikës së dhomës “Brianza Classic” që organizohet prej pesëmbëdhjetë vitesh tashmë gjatë gjithë vitit në rreth tridhjetë komuna brianzole të shpërndara në provincat e Monza-s, Lecco-s dhe Milano-s.
Programi:
J.S.BACH
Suite(Ouverture) nr 1in C-Dur BWV 1066
A.VIVALDI
Arie per soprano da opera scanderbeg
Fra catene ognor penando
Nelle mie selve natie
F. REBEL
Suite II e Aria dal Opera Scandebeg
G.PH.TELEMANN
Suite sul Aqua in C-Dur