Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Departamentin e Arkitekturës, Fakulteti i Shkencave të Aplikuara të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” Tiranë, ka kënaqësinë të prezantojë takimin e tretë të serisë së filmave mbi arkitekturën.
Filmi dokumentar i përzgjedhur është:
Sinceramente, Gae (2022), nga Didi Gnocchi, Matteo Moneta
Dokumentar – Itali 2022 – 52′
Përmbledhje:
Gae Aulenti, siç pak veta e kanë njohur, të hapur ndaj konfidencialitetit dhe kujtimeve personale, e treguar përmes një interviste-portreti të rrallë të fund-viteve Nëntëdhjetë. Fjalët e Gae-s, si dhe ato të atyre që e njohën, e deshën apo e studiuan, përbëjnë një udhëtim të jashtëzakonshëm të një jete të jetuar me intensitet dhe ironi, e cila gjithmonë ka ndërthurur arritjet e mëdha profesionale me karizmën, kuriozitetin dhe një kulturë të gjerë, fryt i një pasioni të pazakontë për librat dhe udhëtimet.
Pushimet e fëmijërisë së saj në Jug, vitet e saj si vajzë në Biella, shkolla, lufta dhe aksionet e vogla partizane, mbërritja në Politeknik në një Milano të rrënuar dhe fillimi i një karriere të zhvilluar përmes vendosmërisë dhe talentit, në një botë tërësisht mashkullore. Dhe pastaj arkitekturat e mëdha si Musée d’Orsay, teatri me Luca Ronconi, dizajni, por edhe marrëdhëniet e saj me meshkujt e jetës e saj dhe familjen. Duke lënë mënjanë rezervimin e saj proverbial, Gae na ofron një imazh të vetin edhe më të pazakontë, të dashur dhe tërheqës.
10.03.2026 10:00
Kinema Cube – Piramida e Tiranës
Hyrje e lirë