Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

DURRËS | Muzika Jazz | TRIO Allulli – Sferra – Zanisi

Marcello Allulli – sax, live electronics

Enrico Zanisi – piano, live electronics

Fabrizio Sferra – drums

Tre gjenerata në krahasim.

Tre histori për t’u treguar.

Tre artistë me një identitet të fortë shprehës që tregojnë, me pjesë origjinale, histori udhëtimesh, persona, vende të largëta dhe pezull në kohë.

Një formacion që shikon drejt të ardhmes, me një respekt të thellë për traditën.

Një ekuilibër i përsosur midis të tashmes dhe së kaluarës, me përdorimin e instrumenteve elektrike dhe akustike.

Marcello Allulli – Saksofonist me emër në skenën kombëtare të xhazit, dallohet si lider dhe si anëtar i formacioneve, MAT Marcello Allulli Trio, Maria Pia de Vito, Rita Marcotulli 5et, Glauco Venier Ensemble, Ceccarelli-Allulli duo guest Greta Panettieri, Mufloni, RAJ trio, Ettore Fioravanti 4tet.

Diplomuar në Berklee College of Music në Boston, nga viti 2011 deri në vitin 2016, u votua në JAZZIT AWARD midis saksofonistëve më të mirë italianë. Midis bashkëpunimeve: Kenny Wheeler, Norma Winstone, Fabrizio Bosso, Antonello Salis, Maria Pia De Vito, Rita Marcotulli. Karriera intensive e koncerteve ndërkombëtare e sheh atë protagonist në SHBA, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordani, Indonezi, Japoni, Turqi, Francë, Gjermani, Spanjë, Belgjikë, Norvegji, Austri, Izrael, Liban, Finlandë, Indi, Portugali, Ukrainë dhe Bullgari.

Enrico Zanisi – I diplomuar në piano në Konservatorin e L’Aquila-s, ka fituar shumë konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare për muzikë dhome dhe pianoje. U apasionua pas xhazit shumë i ri dhe filloi karrierën e tij duke fituar si çmim të parë bursën e studimit në “Çmim Kombëtar për kompozim dhe interpretim në piano me muzikë xhazi Franco Russo” (Trieste 2007). Më vonë fitoi Çmimin e Parë dhe “Çmimin e publikut” në Konkursin Kombëtar për talentet e reja të xhazit italian “Chicco Bettinardi” (Piacenza 2009) dhe fitoi edicionin e tretë të “Victory Award Rotary Jazz”. Në vitin 2012 fitoi çmimin Top Jazz si Talenti i Ri më i Mirë, i organizuar nga revista “Musica Jazz”. Në vitin 2013, festivali “Vita Vita” e Civitanova Marche i dha atij çmimin si talenti i ri italian. Në vitin 2014 mori çmimin SIAE për Kreativitet. Deri më sot ka publikuar disqe të shumtë, si lider, për Cam Jazz. Ndër bashkëpunimet e tij: Sheila Jordan, David Liebman, Andy Sheppard, Sarah Jane Morris, Stefano Di Battista, Javier Girotto, Enzo Pietropaoli, Dario Deidda, Gabriele Mirabassi, Rosario Bonaccorso.

Fabrizio Sferra – Filloi aktivitetin si bateris xhazi në fund të viteve ’70 dhe tani bashkëpunon me muzikantë prestigjiozë italianë dhe të huaj, duke përfshirë: Enrico Pieranunzi, Massimo Urbani, Antonello Salis, Maurizio Giammarco, Pietro Tonolo, Rita Marcotulli, Stefano Battaglia, Chet Baker, Lee Konitz, Mal Waldron, Joe Pass, Johnny Griffin, Kenny Wheeler, Toots Thielemans, Paul Bley. E rëndësishme përvoja nga 1983 deri në 1992 me pianistin Enrico Pieranunzi dhe kontrabasistin Enzo Pietropaoli; “Space Jazz Trio” i tyre fitoi, ndër të tjera, në ’88 dhe ’89, referendumin e I të kritikëve të organizuar nga revista “Musica Jazz”, respektivisht si disku më i mirë dhe formacioni më i mirë i vitit. Dhjetë vjet më vonë, në vitin ’98 dhe ’99, i njëjti referendum fitohet nga “Doktor 3”, trio e krijuar nga Sferra në ’97, me Danilo Rea në piano dhe me vetë Pietropaolin në bas. Në më shumë se dy dekada aktivitet, të shumta festivalet ndërkombëtare ku ka marrë pjesë, duke përfshirë: Umbria Jazz, Clusone, Ravenna, Romë, Berlin, Frankfurt, Këln, Madrid, Kopenhagës, Nantes, Singapor, New Delhi, Pekin, Chicago.

Prenotazione non più disponibile

  • Organizuar nga: Istituto Italiano di Cultura a Tirana