Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Prezantimi i Salone del Mobile Milano me Marva Griffin dhe Alessandro Rossi për ITALIAN DESIGN DAY 2026

SaloneMobile_AL

Në kuadër të Italian Design Day, Instituti Italian i Kulturës dhe Italian Trade Agency  në Tiranë në bashkëpunim me Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës të Universitetit Politeknik në Tiranë si dhe Shoqatës së Arkitektëve të Shqipërisë  organizojnë:

Prezantimin e Salone Mobile. Milano 2026 me Marva Griffin dhe Alessandro Rossi

4.3.2026 ore 12:00

Sala Blu, Teatro dell’Opera e del Balletto, Tirana

Rinfresco a seguire

Ingresso libero con registrazione al link https://luma.com/fq4lrzvc

Evento con traduzione simultanea

Gjatë prezantimit, do të kemi kënaqësinë të dëgjojmë dy nga zërat kyç të sistemit bashkëkohor italian të dizajnit:

 

Marva Griffin, themeluese dhe drejtore e SaloneSatellite

Do të ndajë përvojën e saj ndërkombëtare dhe rolin e SaloneSatellite, platformës së krijuar për të promovuar talentet e reja në botën e dizajnit. Një figurë thelbësore në dizajnin global, Marva Griffin lindi në Venezuelë, ndërsa Milano është shtëpia e saj profesionale. Që nga viti 1998, ka themeluar dhe drejtuar SaloneSatellite, kushtuar dizajnerëve të rinj, duke kontribuar në vizibilitetin ndërkombëtar të tyre. Gjatë karrierës së saj, ka fituar çmime të shumtë, duke përfshirë Çmimin Compasso d’Oro të Karierës dhe Çmimin Ambrogino d’Oro, dhënë nga Qyteti i Milanos. Është antare e Komitetit të Arkitekturës dhe Dizajnit Philip Johnson të Muzeut të Artit Modern (MoMA) në Nju Jork dhe që prej vitit 2016 është zgjedhur ambasadore e dizajnit italian në botë.

 

Alessandro Rossi, drejtor i shitjeve pranë Salone del Mobile. Milano

Do të flasë rreth iniciativave kryesore që lidhen me Salone del Mobile. Milano, eventi kryesor ndërkombëtar i mobiljeve dhe dizajnit, që do të mbahet në Milano nga data 21 deri më 26 prill 2026, i cili tërheq çdo vit profesionistë, kompani dhe krijues nga e gjithë bota. Me këtë rast, do të prezantohet edhe lançimi i Pavijonit Contract, edicioni 2027.

 

Italian Design Day është Dita e Dizajnit Italian në Botë, një nismë vjetore e promovuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Ministria e Kulturës për të shfaqur cilësinë, origjinalitetin dhe ndikimin kulturor të projektit Made in Italy përmes konferencave, ekspozitave, takimeve dhe dëshmive në mbi 100 vende. Eventi është pjesë e promovimit ndërkombëtar të dizajnit italian, si një mjet për dialog kulturor, inovacion të qëndrueshëm dhe shkëmbim global.

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë dhe ICE Tiranë
  • Ne bashkepunim me: Ambasada Italiane në Tiranë - Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës së Universitetit Politeknik në Tiranë - Shoqatës së Arkitektëve të Shqipërisë - Teatri i Operas dhe Baletit