Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

PerformativeExhibition # 1 – Center of Integration

Performanca / Diskutime / Takime / Instalime / Publikime
Pjesëmarrësit: Angelo Careri, Tancrede Riviere, Adela Demetja, Romeo Kodra, Aurora Kalemi,

Raino Isto, Lumturi Blloshmi, Gabriele Rendina Cattani, Eni Derhemi, Sokol Peci, Pleurad Xhafa,

Frederik Stamati.

Qëndrimi i artistëve: 02 – 31 korrik
Aktivitete të hapura për publikun: 24 – 29 korrik

Instituti Italian i Kulturës vazhdon angazhimin e tij për të mbështetur praktikat inovative artistike që i përgjigjen kërkesave të artistëve dhe kuratorëve shqiptarë të cilët i kanë bërë eksperimentet e vazhdueshme motivimin e tyre të brendshëm.

Performative Exhibition është një format i ri i nisur nga TAL me qëllim përhapjen e përvojave ekspozuese në artin bashkëkohor dhe bërjen publike të procesit të krijimit artistik dhe të kurimit nëpërmjet performancës. Takimi i parë i kësaj serie do të zhvillohet nën titullin “Qendra e Integrimit” dhe synon të pasqyrojë, vizualisht, poetikisht dhe teorikisht nocionin e integrimit. Është ftuar të bashkohet me TAL dhe me një grup artistësh shqiptarë për të bashkëpunuar dhe për të zhvilluar së bashku projektin që do të rezultojë si një ngjarje publike duo franko-italiane Collectif Patriotisme.

Koncepti i “Performative Exhibition” synon të gjejë mënyra të reja ekspozimin dhe kurimi që shkëputen nga karakteristikat e përkohshme / unike të ekspozitës bashkëkohore dhe propozon mënyra të qëndrueshme të punës së përbashkët. Pas përfundimit të projektit në Shqipëri, i njëjti projekt do të propozohet në Francë.

Qëllimi i “Center of Integration” është të pasqyrojë përmes imazheve, vepra dhe teori të aspekteve të ndryshme të integrimit, por edhe të kompletojë integrimin efektiv, jo vetëm në kuptimin aktual politik ekzistues. Në korrik 2018, grupi i punës do të vendoset në Tiranë për të diskutuar, prodhuar dhe t’i japë jetë një ekspozite performance, e cila do të jetë e mundur të vizitohet në javën e fundit të korrikut.

Link të dobishëm:

Tirana Art Lab: www.tiranaartlab.org

Patriotisme Collective: www.patriotisme.org

  • Organizuar nga: Tirana Art Lab
  • Ne bashkepunim me: IIC di Tirana