Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

EDICIONI I PARË I PËRMBLEDHJES “DITA E BASHKËKOHORES – ITALIAN CONTEMPORARY ART’, 8 – 13 tetor 2018: Eugenio Tibaldi

Rezidencë dhe workshop me 10 artistë të rinj shqiptarë nga Eugenio Tibaldi – Ambasadori i Ditës Bashkëkohore – pranë platformës së Artit Bashkëkohore në Tiranë Harabel.

Puna artistike e Eugenio Tibaldi është e lidhur fort me territorin dhe ndryshimet e tij, sociale, antropologjike dhe arkitektonike. Veprat e tij – nganjëherë monumentale – pothuajse gjithmonë marrin frymëzim nga realitetet ekzistuese objektive (peizazhe, tabela publicitare, punime rrugore, ndërtesa, etj.) që më pas bëhen vepra të pavarura që lejojnë përpunime personale shumë të ndryshme që sjellin kujtime, sugjerime, emocione absolutisht personale dhe nuk u atribuohen të tjerëve. Pikërisht për këto aspekte u konsiderua e përshtatshme të ftohej Tibaldi në Shqipëri, një vend me një kontekst urban dhe antropik në një transformim të vazhdueshëm dhe të pashmangshëm.

www.eugeniotibaldi.com

www.harabel.com.al

  • Organizuar nga: Istituto Italiano di Cultura a Tirana
  • Ne bashkepunim me: Harabel, Contemporary Art Platform