KineKlubi i Institutit – Takime në Bibliotekë
E para gjë e bukur
Me regji të: Paolo Virzì
Me aktorët: Valerio Mastandrea, Micaela Ramazzotti, Stefania Sandrelli, Claudia Pandolfi, Marco Messeri.
Komedi – 116’, Itali 2010 në gjuhën Italiane me titra Anglisht
Bruno Michelucci nuk është i lumtur. Mësues letërsie në Milano, e zë gjumi në park, merr drogë dhe mundohet, pa ia dalë mbanë, të ndahet nga një e dashur tepër entuziaste. Larg nga Livorno, qyteti i tij i lindjes, u mbijeton kujtimeve të një fëmijërie plot aventura dhe bukurisë mbytëse të një nëne shumë të hapur, të sëmurë rëndë, të shtruar në një qendër të kujdesit paliativ. Valeria, e motra e shkujdesur e Brunos, është e vendosur të pajtojë të vëllanë me të shkuarën dhe me të ëmën. Pasi ka shkuar në Milano një ditë para vdekjes së të ëmës, e bind Brunon ta ndjekë në Livorno dhe në një udhëtim të gjatë pas në kohë.