Ky web site përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Duke vazhduar me kërkimin prano përdorimin e cookies nga ana jonë OK

Grand Tour Italia – Ekspozita e fotografit Franco Fontana në Tiranë

Data:

06/10/2017


Grand Tour Italia – Ekspozita e fotografit Franco Fontana në Tiranë

Instituti Italian i Kulturës në Tiranë prezanton Grand Tour Italia, një ekspozitë e Franco Fontana, organizuar në bashkëpunim me Qendrën e Hulumtimit dhe Arkivimit të fotografisë së Friuli Venezia Giulia (CRAF), Muzeun Historik Kombëtar dhe Ministrinë Shqiptare të Kulturës.

Përurimi i ekspozitës

E premte 6 tetor, ora 18

Ne prani të Walter Liva, kordinator i CRAF

 

7 tetor – 5 nëntor 2017

Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë

 

Orari i hapjes:

nga 6 deri më 15 tetor

E hënë – e djelë: ora 9 - 19.30

Nga 16 tetor deri më 5 nëntor

E martë – e shtunë: ora 10 – 17 e djelë ora 9 – 14

 

Ekspozita, kuruar nga vetë Franco Fontana, mbërrin në Tiranë, pas prezantimit në Split, Rijekë, Zagreb, Beograd dhe Cetinje dhe në Itali në Lignano Sabbiadoro, dhe është realizuar në bashkëpunim me Qendrën për Kërkime dhe Arkivimin e Fotografisë (http: / /www.craf-fvg.it/), istituzioni i jashtëzakonshme i Rajonit Friuli Venezia Giulia në shërbim të kulturës që e ka selinë në Spilimbergo.

Franco Fontana (Modena, 1933), një nga eksponentët më të mëdhenj të fotografisë italiane, që nga vitet '70 ai ka punuar në kërkim të një stili esencial kompozicional, bazuar në fushat e ngjyrave. Nëpërmjet click të tij peizazhi italian, një figurë gjeometrike pothuajse perfekte, është i mbështjellë në një atmosferë të tejdukshme që ngjall tonet rilindëse. Mbushin hapësirën ngjyrat e plota, të verdha, jeshile dhe bojëqielli. Janë gjuha e një fotografie që punon rreth poezisë së ngjyrës që vjen për të transformuar natyrën në forma abstrakte. Me monografinë Skyline (1978), arti i Franco Fontana u njoh ndërkombëtarisht. Në vitin 1999 për CRAF dhe Solomon R. Guggenheim Museum të New York-ut, Fontana u ka mësuar fotografinë fëmijëve të shkollave fillore njujorkeze. Ai ka bashkëpunuar me Qendrën Georges Pompidou, me Ministritë e Kulturës të Francës dhe Japonisë dhe në vitin 2006 mori Diplomën honoris causa në dizajn nga Politekniku i Torinos. Nga vitet '70 deri më sot ai ka realizuar më shumë se dyzet libra në Itali, Francë, Zvicër, Spanjë, SHBA dhe Japoni dhe i ka ekspozuar punën e tij në më shumë se 400 ekspozita personale dhe kolektive në muzetë dhe galeritë në mbarë botën.

Informazione

Data: Nga P 6 T 2017D 5 N 2017

Organizuar nga : Istituto Italiano di Cultura

Në bashkëpunim me : CRAF, Museo Storico e Ministero della Cultura

Hyrja : E lirë


Vendi:

Museo Storico Nazionale di Tirana

694