Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Përkujtim i Ditës së Kujtesës. Koncert për kitarë klasike nga M˚ Denis Bizhga

Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me COD – Center for Openness And Dialogue, prezanton koncertin për kitarë klasike nga M˚ Denis Bizhga. Koncerti organizohet me rastin e Ditës së Kujtesës, në përkujtim të çlirimit të Aushvicit në vitin 1945.

 

Programi:

Muzikë nga Mario Castelnuovo Tedesco (1895 – 1968)

Preghiera

Il sogno della ragione produce mostri

Melancolia

No Hubo Remedio

Ave Maria

– – –

John Williams (1932 – )

Schindler’s List

 

Sylvius Leopold Weiss (1687 – 1750)

Fantasy

Joseph Kaspar Mertz (1806 – 1856)

Elegy

Carlo Domeniconi (1947)

KoyunBaba

 

Me ndërhyrjen e M˚ Lekë Tasi, piktor dhe violonçelist, i mbijetuar i një kampi internimi gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri.

 

Denis Bizhga përfundoi studimet pranë Shkollës Kombëtare të Muzikës “Jordan Misja” në Tiranë, duke u specializuar në kitarë klasike. U diplomua për Kitarë Klasike pranë Universitetit të Arteve në Tiranë, duke ndjekur më pas një kurs specializimi në interpretim muzikor, të organizuar nga Universiteti i Arteve në bashkëpunim me Akademinë e Muzikës së Umbrias.

Ka dhënë koncerte të shumta si solist dhe muzikant dhome, në vende dhe festivale të ndryshme, duke përfshirë Berlin International Guitar Festival. Ka marrë pjesë si solist në evente prestigjioze si Solarino International Guitar Festival, Vaihingen Guitar Festival, Six Ways Festival, Rust Guitar Festival, Carpi Guitar Week, Berat Multicultural Festival, Milano Guitar Festival, MIK Festival, Vox Baroque Festival, Ronda Guitar Festival, Rodrigo Guitar Festival, Juchen Guitar Festival, Shanghai Guitar Meeting, Prishtina Guitar Week, e shumë të tjera. Ka dhënë gjithashtu masterklasa pranë Robert Schumann Conservatory of Music në Düsseldorf, Gheorghe Dhima Academy of Music në Rumani, si dhe në institucione të tjera ndërkombëtare.

Aktualisht jep mësime për kitarë klasike pranë Liceut të Muzikës “Jordan Misja” në Tiranë. Ka kryer doktoraturën në Trashëgimi Kulturore pranë Universitetit të Historisë dhe Filologjisë të Tiranës. Është anëtar i Komisionit të Arteve të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, si dhe organizator e drejtor artistik i Albania International Guitar Festival.

 

27.01.2025 ora 19:00

COD – Center For Openness And Dialogue

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë
  • Ne bashkepunim me: COD - Center For Openness And Dialogue