Ky web site përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Duke vazhduar me kërkimin prano përdorimin e cookies nga ana jonë OK

Biblioteka

 

Biblioteka

Biblioteka e Institutit i ofron me kohë të kufizuar bashkëpunëtorëve të vet të rejat e fundit mbi librat me tregime dhe ese, si dhe vepra të fushës së historisë, gjeografisë, artit, muzikës, tregime për fëmijë...
 
Huadhënja, deri në dy libra maksimumi, ka një kohëzgjatje prej 20 ditësh dhe mund të rinovohet kërkesa me paraqitjen e librave. Përjashtohen nga huadhënja vëllimet e çmuara, libra të kuzhinës, libra të artit dhe konsulencës së përgjithshme (Enciklopeditë, Fjalorët, Guidat turistike). Huadhënja e materialit audio dhe video ka kohëzgjatjen për një javë.

Për mësuesit e italishtes, sidomos ato jashtë IIC-së janë të parashikuara lehtësira në sasi dhe në kohëzgjatje.

Kuota e regjistrimit vjetor:

  • 500 Lek për mësuesit e gjuhës italiane, studentët dhe pensionistët
  • 1500 Lek për bashkëpunëtorët
  • Falas për studentët e Italishtes të Departamentit të Italianistikës, të Seksioneve dy Gjuhëshe dhe të Kurseve të IIC-së

Për t’u anëtarësuar mjaftojnë dy foto dhe fotokopja e dokumentit të identitetit me adresat e përditësuara.
Shërbimi i huadhënjes ka këtë orar: nga e Hëna në te Premtë ora 09.30 - 17.00




44