Ky web site përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Duke vazhduar me kërkimin prano përdorimin e cookies nga ana jonë OK

Press Kit

 

Press Kit

2016

 

 -- / --

TË STUDIOSH NË ITALI: Universitetet italiane në Tiranë për ju! - 7 maj2016

-- / --

Shqipëria do të marrë pjesë në Jurinë e Çmimit prestigjioz Strega 2016
Takim me shtypin i hapur për publikun - 20 prill 2016

-- / --

Qytete të lashta dhe peisazhe nga Shqipëria. Një shekull misione arkeologjike italo-shqiptare - Ekspozitë, koferencë, katalog

12 prill - 20 maj 2016

 -- / --

ATERBALLETTO në Don Quixote de la Mancha - Mbrëmje baleti - 5 prill 2016

-- / --

Dita Ndërkombëtare e Kujtesës për Holokaustin - Për të mos harruarPër të mos harruar

- Projektim i filmit L’ORO RENDE LIBERI - 27 janar 2016

- Prezantim i botimit të ri të kryeveprës së Primo Levi-t - 8 shkurt 2016

- Jacob Olesen në Primo, recital i përshtatur nga “Se questo è un uomo” - 9 shkurt 2016

-- / --


Stefano Petrocchi prezanton librin LA POLVERIERA - 13 e 14 janar 2016 


E mërkurë 13 janar 2016, ora 14,00
Biblioteka e Universitetit të Shkodrës

E enjte 14 janar 2016, ora 14,00
Salla 207/B, Universiteti i Tiranës - Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Hyrja e lirë
-- / --

- XXI TRIENNALE DI MILANO: Konferencë e Andrea Cancellato, Drejtor i Përgjithshëm
XXI Century. Design after Design

18 janar 2016 – 18,00
Instituti Italian i Kulturës – Salla Nënë Tereza
Pallati i Kulturës, Sheshi Skënderbej, Kati i II, Tiranë
Hyrja e lirë
-- / -- 

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës për Holokaustin

Projektim i filmit L’ORO RENDE LIBERI - 27 janar 2016
Prezantim i botimit të ri të kryeveprës së Primo Levi-t - 8 shkurt 2016
Jacob Olesen në Primo, recital i përshtatur lirisht nga “Se questo è un uomo” - 9 shkurt 2016


 ...................................................................................................................

2015

Konferencë dhe workshops
nga
Matteo Ragni dhe Giuseppe Mincolelli në Tirana Design Week 2015


Matteo Ragni
Konferenca: E martë 15 shtator - Tiranë
Muzeu Historik Kombëtar, ora 10,00
Workshop: 14 – 19 shtator
Qendra Rinore, Rr. e Kavajës - Tiranë
Regjistrimi: 30 euro
/
Giuseppe Mincolelli
Konferenca: E mërkurë 23 shtator - Tiranë
Instituti Italian i Kulturës – Salla Nënë Tereza, Pallati i Kulturës, ora 17,00
Workshop: 21 – 26 shtator
Destil Hotel, Rr. Qemal Gurniaku - Tiranë
Regjistrimi: 30 euro


Përdorimi i droneve
në studimin dhe menaxhimin e qendrave arkeologjike dhe të territorit
Seminar i organizuar nga Universiteti i Macerata-s mbi rezultatet e kërkimeve të kryera në Hadrianopolis
E premte, 13 mars 2015, ora 9.30 – 12.30
Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë


Roberto Baldassari, President i Institutit Piepoli dhe profesor i Gazetarisë në Universitetin Roma Tre, preznaton librin e tij të fundit Gazetari, informim dhe komunikim
E mërkurë, 4 shkurt 2015, ora 15, Biblioteka IIC

Opera Suor Angelica e Gianni Schicchi di Giacomo Puccini a Tirana
(14 -16 - 18 - 20 febbraio, ore 19 presso il TOB)

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Instituti Italian i Kulturës merr pjesë
në edicionin e IX të Festivalit Ndërkombëtar të të Drejtave të Njeriut dhe inauguron ekspozitën
“Itali Shqipëri: dy anë të së njëjtit det”
në Pallatin e Kulturës, 26 shtator, në orën 19.00

 

 

 

Nga data 22 deri në 28 shtator do të zhvillohet në Tiranë Festivali Ndërkombëtar i të Drejtave të Njeriut.
Edicioni i IX i këtij Festivali ka si qëllim të sensibilizojë publikun shqiptar mbi temat e të drejtave të njeriut në erën dixhitale.
Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, për të katërtin vit radhazi, bashkëpunon me organizatorët e Festivalit për të mbështetur pjesëmarrjen e veprave italiane në këtë eveniment.
Të mërkurën më datë 24 shtator, në orën 19.00 do projektohet filmi, La mia Classe i Daniele Gaglianone-s, një film dramatik që paraqitet si një docu-fiction. Eshtë historia e një mësuesi që jep mësime italishteje një klase me të huaj që luajnë rolin e vetes së tyre. Studentët vijnë nga vende të ndryshme të botës dhe secili prej tyre sjell në klasë botën e tij. Gjatë xhirimeve ndodh një fakt dhe për pasojë realiteti bëhet baza e skenografisë. Regjizori jep Stop-in, por e gjithë trupa hyn në fushë: tanimë të gjithë bëhen aktorë të një historie unike, në një film unik, një ‘trillim i vërtetë’, La mia Classe.
Të enjten më datë 25 shtator, në orën 18.30, do projektohet documentari italo-turk Capulcu: Voice from Gezi, një film kolektiv për realizimin e të cilit ka kontribuar Insolito Cinema bashkë me Benedetta Argentieri-n, Claudio Casazza-n, Carlo Prevosti-n, Duccio Servi-n, Stefano Zoja-n. Filmi tregon si në një çast atë që kemi parë dhe atë që na është treguar për sa i përket Gezi Park-ut, në Stamboll. Imazhet paraqesin okupimin paqësor të Gezi Park-ut, entiziazmin dhe kundërshtimin ndaj një zgjedhjeje absurde; dhunën e represionit, shqetësimin e të qenit të “dhunuar”; shpikjen e protestës së heshtur dhe turmën e sheshit Taksim.
Në Festival do prezantohen si premierë disa sekuenca të dokumentarit kolektiv, prodhuar gjatë shkëmbimit Tirana-Modena: Cinema and Memories, që ka përfshirë gjashtë të rinj video maker italianë dhe gjashtë studentë shqiptarë të Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi. Dokumentari është realizuar në një traget linje që lidh Italinë me Shqipërinë.
Projekti, me pjesëmarrjen e Roland Sejkos, Fatos Lubonjës, Maurizio Braucci-t, Goffredo Fofi-t dhe Antonio Caiazza-s, ka si drejtorë artistikë dy regjizorët italianë, Pietro Marcello-n dhe Daniele Gaglianone-n.
Të premten më datë 26 shtator në orën 19.00 në hollin e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, në Pallatin e Kulturës, në kuadër të projektit: Shqipëri – Itali, dy anë të të njëjtit det, promovuar nga Moxa Modena me kontributin e Regione Emilia Romagna-s dhe Institutit Italian të Kulturës do organizohet ekspozita “l’Italia riscopre l’Albania – Italia rizbulon Shqipërinë” dhe do prezantohet edhe një katalog me të njëjtin titull. Ekspozita, që përbëhet nga 11 panele, i jep vizituesve, nëpërmjet imazheve emblematike, copëza të të jetuarit brezash të tërë, nga të cilat del në pah një urë konstante mes dy brigjeve të të njëjtit det, herë dramatik dhe konfliktual dhe herë të tjera një raport të përbashkët dhe solidal, që sheh sot shkëmbime paqësore personash, idesh dhe tregëtie. Kjo ekspozitë është frut e një bashkëpunimi dhe kooperimi të vazhdueshëm mes Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, Akademisë Marubi dhe Moxa Modena, partner edhe gjatë vitit të kaluar për një aktivitet të ngjashëm. Materialet e ekspozitës janë rekuperuar nga arkivat e mëposhtme: Fototeka Marubi, Arkivi Kombëtar i Tiranës, Shkolla Shqiptare e Fotografisë, por edhe nga disa arkiva private.
Festivali do përfundojë në orën 22.30, në kopështin e AFMM, Ish Kinostudioja me një spektakël muzikor të Aquile e Briganti të Carlo Pellicano-s dhe Luigi Stabile-s, grup arbëresh që sjell elementë muzikorë tradicionalë italianë dhe shqiptarë.

 

Ekspozita personale e
Agostino Ferrari “Brenda-Jashtë”
Instituti Italian i Kulturë në Tiranë
Përurimi të martën 9 shtator 2014, ora 19.00

 

Vijon në Tiranë projekti ekspozitiv për Institutet Italiane të Kulturës së Kölhn-it, Strasburg-ut, Tiranës dhe Zagreb-it, i artit bashkëkohor KUFIJ, gjuhë, hapësira, sende, njerëz, ideuar dhe kuruar nga Martina Corgnati, me rastin e semestrit italian të presidencës evropiane. Katër janë artistët italianë të përfshirë, që do të ekspozojnë me radhë në katër Institutet, janë: Maria Cristina Carlini, Agostino Ferrari, Agnese Purgatorio dhe Donatella Spaziani.
Pas përurimit të projektit me vera e Agnese Purgatorio-s, Instituti Italian i Kulturës në Tiranë mirëpret personalen e Agostino Ferrari-it, kuruar nga Martina Corgnati, që do të inaugurohet të martën 9 shtator 2014 në orën 19, pranës Pallatit të Kulturës, Sheshi Skënderbej.
Artisti (Milano, 1938) prej vitesh punon mbi temën e shenjës, protagonist i një narrative autoreferenziale dhe e tëra anikonike (pa imazhe) që për shumë vite i është përafruar gjuhës pa arritur kurrë të shkrihet në të. Është ky, në fakt, “kufiri” që Ferrari koncepton me qartësi dhe origjinalitet: atë mes shenjës si element domethënës apo eksklusivisht estetik dhe formal, përbërës thelbësor në historinë e abstraksionit dhe të kulturës artistike bashkëkohore. Në pesëmbëdhjetë vitet e fundit, më pas, hulumtimet e Ferrari-it zgjerohen edhe në “kufirin” mes hapësirës së brendshme në tabllo që shenja, mjaft dinamike, vazhdimisht përshkon dhe lidh, duke përafruar hapësira të zeza, të mëtejshme dhe të panjohura, me të tjera në eksperiencës dhe të vështrimit të spektatorit.
Në këtë cikël të fundit punimesh, titulluar Brenda-Jashtë, bëjnë pjesë njëzet telajo të prezantuara në këtë ekspozitë: vepra të realizuara në akrilik, teknikë e përzier dhe rërë, të cilës i bashkohen disa projekte të vogla që artisti përdor si pikë nisje në realizimin e çdo vepre. Nga e zeza e thellë, metaforë e të panjohurës por edhe të mundësive të palimituara që presin njeriun përtej pragjeve të njohjes aktuale, shenja aventurohet në hapësirën tonë për të sygjeruar horizonte të reja, protagoniste e vërtetë e një skene të formave që Lucio Fontana kishte përhapur në pëlhurën e vetë telajos ndërsa Ferrari ka dashur gjithmonë ta mbajë në kuadër të pikturës.


Agostino Ferrari Nis profesionalisht aktivitetin e tij artistik në vitin 1961 me ekspozitën e parë personale pranë Gallerisë Pater në Milano. Në vitet '62-'63, me piktorët Vermi, Verga, Sordini, La Pietra dhe me kritikun Alberto Lucia themelon Grupin e Cenobio-s. Nga ky moment fillon kërkimi i shenjave të Agostino Ferrari-t, që do të jetë tema kryesore e gjithë veprimtarisë së tij deri më tani. Në '64-'65 kalon dy sezone në Nju Jork, ku njihet me disa artistë amerikanë, duke përfshirë George Segal dhe Claes Oldenburg. Në 1966, Lucio Fontana paraqet ekspozitën e tij personale në Milano. Në vitin 1967 merr Çmimin Mirò për vizatim në Barcelonë. Më vonë, me artistë të tjerë, ekspozon në Kunsthaus në Zyrih dhe mban një retrospektivë në Rotonda della Besana në Milano; Në vitin 1978, hap ekspozitë në Dallas, në Contemporany Art Gallery. Në vitet e mëvonshme paraqet ekspozita personale dhe në grup në shumë qytete të Italisë dhe Evropës. Veprat e tij gjenden në shumë koleksione private dhe publike italiane dhe të huaja.

Agostino Ferrari – Brenda – Jashtë  
Istituto Italiano di Cultura di Tiran – Pallati i Kulturës, Sheshi Skënderbej
nga 9 shtator deri më 26 shtator 2014



Prezantim i librave
Për të mos vdekur nga mafia dhe Leksione për mafien
me rastin e vizitës në Shqipëri
të Presidentit të Senatit të Republikës Italiane
Pietro Grasso
E hënë 5 maj 2014, ora 16.30
Salla Nënë Tereza, Pallati i Kulturës, Tiranë

 

Me rastin e vizitës në Tiranë të Presidentit të Senatit të Republikës Italiane Pietro Grasso më 5 maj 2014, Instituti Italian i Kulturës do të ketë nderin të presë edhe në rolin e shkrimtarit dhe të realizojë, pranë Sallës Nënë Tereza, në orën 16.30, prezantimin e librave Për të mos vdekur nga mafia dhe Leksione për mafien, të dy të publikuar nga shtëpia botuese Sperling & Kupfer.
Në vitin 2011 Për të mos vdekur nga mafia është publikuar edhe në gjuhën shqipe nga shtëpia botuese Ombra GVG dhe që në atë kohë është tentuar të organizohej një prezantim nga ana e autorit, kur ai mbulonte rolin e prokuratorit kombëtar të antimafias.
“E enjtja letrare e Insitutit Italian të Kulturës” transformohet kështu me këtë rast në “të hënën letrare” dhe, në prani të Ambasadorit italian Sh.T. Massimo Gaiani, Presidenti Grasso, i prezantuar nga gazetari Carlo Bollino, do të prezantojë për publikun veprat që dëshmojnë “dyzetetre vitet e jetës profesionale kushtuar luftës kundër mafias, në mbrotje të ligjshmërisë, në mbrojtje të të drejtave themelore të shtetasve”.
Presidenti Grasso ka për synim t’i drejtohet të rinjve, “pasi janë të rinjtë që kanë dëshirën më të madhe për të ndryshuar botën, për të luftuar padrejtësitë, për të reaguar ndaj prepotencave. Janë të rinjtë, ende të pa prekur nga skepticizmi tipik i të moshuarve, që besojnë se idetë e tyre, ëndërrat e tyre, utopitë e tyre janë të realizueshme”.




Ditët e fotografisë italiane në Tiranë

 

Takimi me FERDINANDO SCIANNA
E enjte, 17 prill 2014, ora 18
Salla Nënë Tereza, Pallati i Kulturës, Piazza Skënderbej – Tiranë
Ferdinando Scianna, një prej fotografëve më të mëdhenj italianë, do të jetë në Tiranë më 17 prill dhe do të përurojë Ditët e fotografisë italiane në Tiranë, një projekt i lindur nga bashkëpunimi i Institutit Italian të Kulturës me EJAlbum, distributori ekskluziv i Album Epoca e Photosì në Shqipëri.
Me gjithë lidhjen e fortë që bashkon dy Vendet tona në fushën e fotografisë në sajë të figurës së italianit nga Piacenza Pietro Marubi, i konsideruar si babai i fotografisë shqiptare, në vitet e fundit, iniciativat dedikuar fotografisë italiane bashkëkohore kanë qenë sporadike. Ditët e fotografisë italiane në Tiranë ka për qëllim të propozojë një cikël organik takimesh me fotografët më të famshëm italianë dhe të paraqitë punën e tyre përmes një dokumentar dedikuar atyre.
Karriera e Ferdinando Scianna -s është ndikuar mjaft nga lidhja me tokën e tij, Sicilinë, ku u lind, në Bagheria në vitin 1943 si dhe nga miqësia e tij me Leonardo Sciascia-n. Shkrimtari i madh sicilian, pasi vizitoi ekspozitën e parë të Scianna-s në Bagheria në vitin 1963, shkroi parathënien dhe tekstin e librit të tij të parë, Feste religiosi in Sicilia, fitues i Çmimit Nadar në 1966. I përket pikërisht Sciascia-s përkufizimi më i mprehtë i veprës së Scianna-s : "Fotografia e tij është si një organizim i shpejtë, i vrullshëm i realitetit, një katalizator i realitetit objektiv në realitetin fotografik: sikur, pothuajse, çdo gjë mbi të cilën mbështetet syri i tij dhe objektivi fikson, bindet pikërisht në atë çast, as para as pas, në çastin magnetik, i bindet ndjenjës së tij, vullnetit të tij, dhe së fundi stilit të tij".
Karriera e Scianna-s vazhdon në Milano, ku fotografi, i cili u zhvendos në vitin 1967, fillon të bashkëpunojë me l’Europeo, fillimisht si fotograf, pastaj si gazetar. I dërguar si korrespondent në Paris, ku u njoh me Henri Cartier - Bresson, i cili e inseroi atë si italianin e parë në revistën prestigjioze Magnum, filloi të shkruante për Le Monde diplomatique dhe La Quinzaine Littéraire . Pasi hyri në botën e modës në fund të viteve Tetëdhjetë, Scianna u afirmua si një nga fotografët më të kërkuar, gjithmonë duke mbajtur gjallë interesin ndaj temave fetare (Pelegrinazh në Lourdes , 1995) dhe për letërsinë (Jorge Luis Borges fotografuar nga Ferdinando Scianna , 1999) dhe duke mbajtur të paprekur dashurinë për Sicilian. Me bashkëqytetarin e tij Giuseppe Tornatore ka publikuar, në vitin 2009, me rastin e shfaqjes së filmit të Baarìa, librin me fotografi Baaria Bagheria.
Takimi me Ferdinando Scianna do të mbahet në sallën Nënë Tereza, Pallati i Kulturës në Tiranë: në orën 18.00 do të shfaqet një dokumentar, me nëntituj në gjuhën shqipe, i cili do të shoqërohet me një prezantim të shkurtër të artistit nga ana e Profesor Albes Fusha. Ferdinando Fusha më pas do t’i tregojë publikut jetën dhe veprën e tij. Një tryezë e rrumbullakët me fotografë shqiptarë do të mbyllë këtë takim të parë të Ditëve të fotografisë italiane në Tiranë , të cilat do të organizohen çdo tre muaj.



Odiseja arbëreshe. Terenc Toçi midis Italisë dhe Shqipërisë
autor Francesco Caccamo
prezantuar në versionin shqip
në të enjten letrare të Institutit Italian të Kulturës
E enjte, 3 prill 2014, ora 18
Pallati i Kulturës, kati II, Sheshi Skënderbej – Tiranë

Me 3 prill Instituti Italin i Kulturës në Tiranë do t’i kushtojë të përmuajshmen dhe tradicionalen Të enjte letrare në Bibliotekë figurës së Terenc Toçit ku Profesor Francesco Caccamo do të prezantojë versionin në shqip të librit Odiseja arbëreshe. Terenc Toçi midis Italisë dhe Shqipërisë. Libri është publikuar nga Shtëpia Botuese Dituria me një kontribut për përkthim të Ministrisë së Punëve të Jashme italiane.
Pas përshëndetjes nga ana e Drejtoreshës së Institutit Italian të Kulturës dhe të botuesit Petrit Ymeri, Profesor Caccamo do të prezantohet nga Prof.sha Nevila Nika dhe Prof. Pëllumb Xhufi.
Nuk është hera e parë që Instituti Italian i Kulturës i kushton vëmendje Arbëreshëve e në veçanti figurës së Terenc Toçit.
Arbëreshët, apo më mirë shqiptarët e vendosur në Itali në fund të shekullit të 15-të, përveçse përfaqësojnë një urë lidhëse mes kulturave të dy Vendeve e një shembull integrimi i arrirë në respekt të traditave reciproke, kontribuan në mënyrë vendimtare si në Rilindjen italiane aq dhe në Rilindjen shqiptare.
Për këtë arsye Instituti i ka kushtuar atyre dy konferenca të rëndësishme me rastin e 150-Vjetorit të Bashkimit të Italisë, në 2011 dhe në 100-Vjetorin e Pavarsisë së Shqipërisë në 2012.
Thelbësor ka qenë, në veçanti, roli i Terenc Toçit, lindur në 1880-tën në San Cosmo Albanese provincë e Cosenza-s. Terenc Toçi, më parë, në Itali, si figurë e shquar e Rilindjes shqiptare bashkë me Nazaro Sauro e Ricciotti Garibaldi e më pas, në Shqipëri, si Ministër i Ekonomisë në 1939 e si President i Dhomës së Deputetëve në 1940, vdiq në mënyrë tragjike: i arrestuar në Tiranë më 1944 dhe i dënuar me akuzën e bashkëpunimit me fashistët italian, u pushkatua më 1945 dhe që atëherë ka mbetur në harresë si në Itali dhe në Shqipëri.
Francesco Caccamo-s, profesor i asociuar i Historisë së Evropës lindore pranë Universitetit “G. D’Annunzio″ në Chiet dhe relator i dy konferencave të organizuara nga Instituti, i shkon merita e publikimit të historisë së tij, e rindërtuar përmes kërkimeve të hollësishme në arkivat e dy vendeve.
Shtëpisë Botuese Dituria i shkon mirënjohja e nismës për përkthimin dhe vënien në dispozicion të veprës në Shqipëri, vend ku figura e Terenc Toçit nuk përmendet në asnjë libër historie.




Kultura italiane lëviz …
… dhe feston përurimin e selisë së re të Institutit me një spektakël kërcimi mbi fasadën e Pallatit të Kulturës
(13 maj) dhe një homazh Federico Fellini-t (14 maj).
Musica Nuda në koncert më 31 maj për të kremtuar Festën e Republikës Italiane.

Instituti Italian i Kulturës, i porsa transferuar në qendër, pranë Pallatit të Kulturës në Tiranë, ka organizuar një seri aktivitetesh të veçanta për muajin maj.

Besnik ndaj dëshirës së tij natyrore për të mbështetur të rinjtë, Instituti i është bashkuar me entuzizëm projektit të Fondacionit IDEA dhe Shkollës së Muzikës së Fiesole-s dhe do të mbështesë Koncertin e Orkestrës së të Rinjve Shqiptarë, parashikuar për të martën, më 7 maj, pranë Teatrit Kombëtar në Tiranë, në orën 19.
Orkestra Rinore Shqiptare, pas debutimit të saj nëntorin e kaluar, do të performojë nën drejtimin e Mjeshtrit Guido Corti La Danza Rumena nga Bela Bartok, La gazza ladra nga Gioacchino Rossini, Pierino e il lupo nga Sergei Prokofiev, recituar nga Armand Xhuli. Provat e përgjithshme të koncertit, nën drejtimin artistik të Arbër Nezirit dhe Pëllumb Vorpsit, do të jenë të hapura për studentët e shkollave 9 vjeçare, në mënyrë që t’i afrojë ata me muzikën dhe kulturën.

Datat 13 dhe 14 maj do t’i dedikohen aktivitetit të dyfishtë “Brenda dhe Jashtë”, përurimit zyrtar të selisë së re të Institutit Italian të Kulturës.
Më 13 maj, në orën 19.30, brenda ambientetve të reja në katin e dytë të Pallatit të Kulturës, do të përurohet, në prani të Ambasadorit të Italisë, ekspozita "Ushqimi në vizatimet e Fellinit", kushtuar regjizorit të madh nga Rimini me rastin e njëzet vjetorit të ndarjes nga jeta.
Jashtë, do të vazhdohet me shfaqen spektakolare të kërcimit vertikal nga Kompania Teatrale Il Posto: Tre kërcimtarë akrobat, të shoqëruar me muzikën e Marco Castelli-t, do të performojnë në fasadën e Pallatit të Kulturës duke tërhequr vëmendjen e gjithë publikut mbi selinë e re të Institutit me një shfaqje krejt të re të ideuar nga koreografia Wanda Moretti. Bashkëpunimi mes koreografes dhe muzikantit Marco Castelli i ka fillesat në vitin 1994 dhe që atëherë Kompania Il Posto ndjek me seriozitet dhe stil një projekt të vetin artistik, duke krijuar prodhime poetike në një shkrim skenik që shkrin kërcimin, muzikën dhe arkitekturën.

Më 14 maj, Francesca Fabbri Fellini, mbesa dhe trashëgimtaria e vetme e regjizorit të madh, do të prezantojë, në orën 19, në Sallën Nënë Tereza të Pallatit të Kulturës, librin e nënës Maddalena Fellini, të titulluar "Në tavolinë me Federico Fellinin". Do të vijojë prezantimi i filmit dokumentar "Duke kujtuar Federico Fellinin". Dokumentari, i realizuar nga vetë Francesca Fabbri Fellini që do të prezantohet po nga ajo, është një dokumentar konfidencial dhe jo formal, një lloj albumi familjar ku miqtë dhe bashkëpunëtorët tregojnë Fellinin "e tyre".

Muzika do të vazhdojë të jetë përsëri protagoniste të premten më 17 maj, kur M° Stefano Rabaglia do të drejtojë Orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar gjatë një koncerti që do të mbahet në Universitetin e Arteve në Tiranë, në orën 19, me muzikë të Verdi-t (Overture La Forza del Destino), Tchaikovsky (Koncert për piano dhe orkestër) dhe Mendelssohn (Simfona n. 3, op 56, la minore - skoceze).

Në fokus do të jenë përsëri të rinjtë në tri aktivitete: shumë të rinj janë autorët e ekspozitës fotografike "Duke treguar Tiranën", e cila do të hapet të enjten, më 23 maj në Pallatin e Kulturës. Ekspozita përmbledh punimet e realizuara nga nxënësit e dy klasave të viteve të treta të Liceut Artistik të Tiranës nën drejtimin e fotografes Paola Favoino gjatë një kursi prej tridhjetë orësh organizuar nga Zyra e Shkollave pranë Ambasadës Italiane, si një prej aktiviteteve shkollore të përfshira në kuadër të Memorandumit Illiria.

Të rinjve në veçanti u kushtohet koncerti i muzikës rock që i Signor Palomar do të mbajnë në Tiranë më 24 maj pranë bar Rock Stock – Hotel Tirana International dhe më 25 maj në rrugën pedonale në Shkodër. Gjatë koncerteve, të cilët do të fillojnë në orën 19, i Signor Palomar do të prezantojnë mini albumin "Comincia " së bashku me këngë tjera të padëgjuara dhe ato të autorëve më të mirë italianë (Gino Paoli, Luigi Tenco, Ivano Fossati ...). Emri i grupit, i përbërë nga Alice Marras, Cristiano Sanna Martini, Stefano "Menion" Ferrari, Michele Sanna dhe Gianluca Piras, është një homazh ndaj Italo Calvino-s dhe protagonistit të romanit të tij "Palomar", një njeri që ka guximin për t'u kthyer për të parë botën, sikur të ishte hera e parë.
Nga data 24 deri më 26 maj do të mbahet edhe edicioni i XVIII-të i Festivalit Kombëtar "Pianisti i ri" pranë Shkollës Kombëtare të Arteve në Tiranë Jordan Misja. Në Festivalin, e organizuar nga Shoqëria EPTA Albania (European Piano Teachers Association) do të marrin pjesë rreth 150 pianistë të rinj të moshës mes 6 dhe 18 vjeç nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia. Juria, e cila do të përbëhet nga docentë të Konservatorit Tartini të Trieste-s, Teresa Trevisan në cilësinë e Presidentit dhe Flavio Zaccaria, gjithashtu do të akordojë çmimin Filippo Trevisan në kujtim të pianistit të ri italian i cili u nda nga jeta shumë herët.

Programi i muajit maj do të përfundojë me dy aktivitete të veçanta të cilat do të hapin kremtimet për Festën e Republikës Italiane: e premte, 31 maj, në orën 20, Teatri i Operas dhe Baletit do të mirepresë koncertin e parë në Shqipëri të Musica Nuda, një revolucion muzikor i gjithi italian. Musica Nuda është një duo e formuar nga Petra Magoni dhe Ferruccio Spinetti, dy artistë të bashkuar nga dëshira për të çuar muzikën në esencën e vet me qëllim nxjerrjen në pah të strukturës së brendshme dhe perceptimit të domethënies së saj më të thellë, duke ndërthurur jazz-in, këngën cilësore të traditës italiane, rock-un dhe madje edhe muzik


42