Ky web site përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Duke vazhduar me kërkimin prano përdorimin e cookies nga ana jonë OK

Instituti

 

Instituti

Të pranishëm në qytetet kryesore të pesë kontinenteve, 90 Institutet Italiane të Kulturës
aktualisht operues janë një vend ideal takimi dhe dialogu për intelektualët, artistët dhe operues të tjerë kulturor, por edhe për qytetarët e thjeshtë, italianë apo të huaj, të cilët dëshirojnë të kenë ose të ruajnë një raport me Italinë.

Jo vetëm si vitrinë e Italisë dhe burim informacioni i rifreskuar mbi "Sistemin Italia", por edhe si qendër mbështetëse e nismave dhe aktiviteteve të bashkëpunimit kulturor, Istituti Italian i Kulturës është një pikë e rëndësishme referimi për bashkësinë italiane jashtë vendit dhe për kërkesën gjithnjë në rritje për kulturë italiane që vërehet në gjithë botën.

Mbështetës të aktivitetit të kryer nga Ambasadat dhe nga Konsullatat, Istitutet Italiane të Kulturës evidencojnë instrumentat më të përshtatshëm për promovimin e imazhit të Italisë si qendër krijimi, ruajtjeje dhe përhapjeje të kulturës nga epoka klasike deri në ditët tona. Përveç organizimit të aktiviteteve kulturore në sektorë të ndryshëm (art, muzikë, kinema, teatër, balet, modë, design, fotografi, letërsi, botime,), Instituti Italian i Kulturës:

  • ofron mundësinë, për ata që dëshirojnë, e njohjes së gjuhës dhe kulturës italiane, përmes organizimit të kurseve, përkujdesjes për biblotekat dhe vënies në dispozicion të materialeve didaktike dhe editoriale;
  • krijojnë kontaktet dhe bazat për të lehtësuar integrimin e operuesve italianë në proçeset e krijimit dhe shkëmbimit kulturor në nivel ndërkombëtar;
  • u ofrojnë informacione dhe mbështetje logjistike operuesve kulturor publik e privat, si italianë ashtu edhe të huaj;
  • mbështesin nisma dhe nxisin dialogun ndërkulturor bazuar mbi parimet e demokracisë dhe solidaritetit ndërkombëtar.


 

************************

Institute Italiane të Kulturës

 

 


33