Bursa studimi: Shkollat Private italiane
Instituti Italian i Kulturës ofron studentëve të regjistruar në kurset e saj dhe që do të bëjnë kërkesë për bursë studimi afatshkurtër për studimin e gjuhës dhe kulturës italiane në shkolla të ndryshme gjuhe në Itali. Kanë kohëzgjatje nga 2 në 4 javë me një zbritje në tarifën e kursit në diskrecion të shkollës pritëse.
Bursat mbulojnë të gjithën ose pjesërisht vetëm koston e kursit. Shpenzimet e udhëtimit, qëndrimit dhe taksën e regjistrimit janë në ngarkim të borsistave që do të asistohen - nëse kërkohet - nga shkollat pritëse për të gjetur vendqëndrim.
Dhënia e bursave disponibël do të bëhet në bazë të prioriteteve të këtij Instituti.
Bursat e studimit të ofruara nga IIC Tiranë
Për më shumë informacion në lidhje me këtë kategori burse lutem kontaktoni:
ZYRA E KURSEVE
Tel.: +355 42 379580
E-mail: iictirana@esteri.it
*************************
BURSA TË TJERA
Çdo vit, Instituti Italian i Kulturës në Tiranë i jep mundësinë shtetasve shqiptarë të përfitojnë një bursë studimi në Itali, me një kohëzgjatje nga 1 deri në 3 muaj, pranë:
- Universitetit për të Huaj në Perugia
- Universitetit për të Huaj në Siena
- Laboratorit Ndërkombëtar të Komunikimit në Gemona
Këto bursa i drejtohen studentëve të kurseve të Institutit tonë, si dhe profesorëve të mësimdhënies së gjuhës italiane.
Bursa studimi te Ministrise se Jashteme italiane
° Bursa studimi te Ministrise se Jashteme italiane per studime ose kerkime shkencore prane Institucioneve italiane.
Viti akademik 2018/2019