INFORMACION RRETH KURSEVE TË REJA
Duke ndjekur një nga kurset e gjuhës dhe kulturës italiane të Institutit, duke filluar nga niveli A1 deri në C2, do të fitoni aftësitë e mëposhtme të Kuadrit të Përbashkët Evropian të Referencës së Gjuhëve (CEFR) sipas nivelit të ndjekur:
Niveli i I A1 / A2 (60 + 60 orë) |
Niveli i II B1 / B2 (70 + 70 orë) |
Niveli i III C1 / C2 (80 + 80 orë) |
Në fund të kursit do të lëshohet një vërtetim frekuentimi nëse keni kaluar testin përfundimtar dhe keni ndjekur rregullisht orët e mësimit.
Kurset e reja të gjuhës të nivelit A2, B1 dhe B2 përfshijnë përgatitjen për Çertifikatën e njohjes së gjuhës italiane CELI dhe CILS.
Në momentin e regjistrimit, nëse janë të interesuar, studentët mund të pajisen falas me kartën e bibliotekës së IIC-së që i lejon të huazonjnë libra dhe DVD si edhe të informohen dhe të marrin pjesë në aktivitetet e ndryshme të Institutit.
Të gjithë studentët që kanë ndjekur një kurs në Institut gjatë vitit paraardhës do të përfitojnë një zbritje prej 10% nga tarifa në momentin e regjistrimit.