Çertifikatat e gjuhës italiane si gjuhë e huaj
PROVIME TE ÇERTIFIKATËS CELI
Instituti Italian i Kulturës, që nga viti 2003, është seli zyrtare e provimeve CELI të Universitetit për të Huaj të Perugia-s. Çertifikatat e njohjes së gjuhës italiane (CELI) vërtetojnë kompetenca dhe aftësi të përdorimit të gjuhës dhe janë të shfrytëzueshme për punë dhe studim. Artikulohen në 6 nivele sipas modelit të Kuadrit të Përbashkët Europian të Referimit për gjuhët (QCER), nga CELI Përqasje – A1, CELI 1-A1 a CELI 5 – C2
VLERA E ÇERTIFIKATAVE CELI
Ministria Italiane e Arsimit, Universitetit dhe e Shkencës njeh CELI 3 si çertifikatë të vlefshme për të vërtetuar njohjen e gjuhës italiane e nevojshme kjo, për t’u regjistruar në Universitet në Itali brenda kontingjentit që secili Universitet përcakton për studentët e huaj. CELI 4 dhe CELI 5 njihen gjithashtu si çertifikata të vlefshme për të vërtetuar njohjen e gjuhës italiane në kushte të barabarta me studentët italianë, jashtë kontingjentit të përcaktuar për studentët e huaj. Çdo Fakultet mundet natyrisht të kërkojë teste të posaçme pranimi.
Sipas Udhëzimit nr. 52 datë 3.12.2015 të Ministrisë shqiptare të Arsimit dhe Sporteve, posedimi i çertifikatës Celi 2, 3 dhe Celi 4 konsiderohet i vlefshëm për t’u regjistruar në ciklin universitar të nivelit të dytë dhe të tretë.
Datat e provimeve: 22 nëntor 2022
KUJDES!
Është e këshillueshme që, para se të rregjistrohen, studentët të bëjnë një test orientues, i cili do t'i drejtojë kandidatët drejt nivelit të provimit në përputhje me kompetencat e tyre efektive dhe që do të ulë përqindjen e rezultateve negative. Kandidatët e interesuar të japin provimin dhe që nuk e kanë kaluar testin e orientimit mund të regjistrohen gjithsesi. Megjithatë, për të pasur rezultate pozitive në provim këshillohet shumë ndjekja e një kursi përgatitor.
Tarifat e CELI-t
Provimi i plotë € 55.00 - Provimi i pjesshëm: € 40.00
Dokumentat e nevojshëm pë regjistrim për provimin duhet të dërgohen me e-mail në iictirana@esteri.it
1. Moduli i regjistrimit CELI që mund të shkarkohet në link https://www.cvcl.it/categorie/categoria-93
2. Fotocopie e Kartës së identitetit ose pasaportës e vlefshme
3. Kopje e pagesës së kryer
Pagesa duhet të kryhet me kartë krediti pranë Institutit Italian të Kulturës ose nëpërmjet transfertës/derdhjes në llogarinë rrjedhëse si më poshtë:
Përfituesi: Institutit Italian të Kulturës në Tiranë
Banka: Intesa SanPaolo Bank Albania
c/c në Euro: 30861332801
IBAN: AL53208111010000030861332801
Në përshkrimin e pagesës duhet të specifikohet Emri Mbiemri i kadidatit, Niveli i Provimit CELI dhe rrethi nga vjen.
Nuk pranohen më pagesat me lek në dorë.
*************************************************
PROVIME TE ÇERTIFIKATËS CILS
Instituti Italian i Kulturës, që nga viti 2012, është seli zyrtare e provimeve CILS të Universitetit për të Huaj të Siena -s. Çertifikatat e njohjes së gjuhës italiane (CILS) vërtetojnë kompetenca dhe aftësi të përdorimit të gjuhës dhe janë të shfrytëzueshme për punë dhe studim. Artikulohen në 6 nivele sipas modelit të Kuadrit të Përbashkët Europian të Referimit për gjuhët (QCER).
VLERA E ÇERTIFIKATAVE CILS
Ministria Italiane e Arsimit, Universitetit dhe e Shkencës njeh CILS DUE – B2 si çertifikatë të vlefshme për të vërtetuar njohjen e gjuhës italiane e nevojshme kjo, për t’u regjistruar në Universitet në Itali brenda kontingjentit që secili Universitet përcakton për studentët e huaj.
Sipas Udhëzimit nr. 52 datë 3.12.2015 të Ministrisë shqiptare të Arsimit dhe Sporteve, posedimi i çertifikatës Cils Uno B1, Cils Due B2, Cils Tre C1 konsiderohet i vlefshëm për t’u regjistruar në ciklin universitar të nivelit të dytë dhe të tretë.
Datat e provimeve: 02 dhjetor 2021 / 07 prill 2022 / 31 maj 2022 / 15 dhjetor 2022
KUJDES!
Është e këshillueshme që, para se të rregjistrohen, studentët të bëjnë një test orientues, i cili do t'i drejtojë kandidatët drejt nivelit të provimit në përputhje me kompetencat e tyre efektive dhe që do të ulë përqindjen e rezultateve negative. Kandidatët e interesuar të japin provimin dhe që nuk e kanë kaluar testin e orientimit mund të regjistrohen gjithsesi. Megjithatë, për të pasur rezultate pozitive në provim këshillohet shumë ndjekja e një kursi përgatitor.
Taksa për CILS 2019/2020:
NIVELE | SHUMA TOTALE | SHUMA PËR ÇDO PROVË |
Niveli CILS A1 | € 40 | Shuma për çdo provë për t’u përsëritur € 12 |
Niveli CILS A2 | € 40 | Shuma për çdo provë për t’u përsëritur € 12 |
Niveli CILS UNO-B1 | € 60 | Shuma për çdo provë për t’u përsëritur € 16 |
Niveli CILS DUE-B2 | € 60 | Shuma për çdo provë për t’u përsëritur € 16 |
Niveli CILS TRE-C1 | € 70 | Shuma për çdo provë për t’u përsëritur € 18 |
Niveli CILS QUOATTRO-C2 | € 70 | Shuma për çdo provë për t’u përsëritur € 18 |
Niveli CILS B1 shtetësia | € 100 | -------------- |
Dokumentat e nevojshëm pë regjistrim për provimin duhet të dërgohen me e-mail në iictirana@esteri.it
1. Moduli i regjistrimit CILS që mund të shkarkohet këtu
2. Fotocopie e Kartës së identitetit ose pasaportës e vlefshme
3. Kopje e fletpagesës së bërë
Pagesa duhet të kryhet me kartë krediti pranë Institutit Italian të Kulturës ose nëpërmjet transfertës/derdhjes në llogarinë rrjedhëse si më poshtë:
Përfituesi: Institutit Italian të Kulturës në Tiranë
Banka: Intesa SanPaolo Bank Albania
c/c në Euro: 30861332801
IBAN: AL53208111010000030861332801
Në përshkrimin e pagesës duhet të specifikohet Emri Mbiemri i kadidatit, Niveli i Provimit CILS dhe rrethi nga vjen.
Nuk pranohen më pagesat me lek në dorë.
Për më tepër informacione jeni të lutur të kontaktoni Institutin Italian të Kulturës.