CILS (Çertifikimi i Gjuhës Italiane si Gjuhë e Huaj) është titull studimi i lëshuar nga Università per Stranieri di Siena i cili vërteton shkallën e aftësimit gjuhësor-komunikativ në italisht si Gjuhë e Dytë.
Për çfarë shërben CILS?
CILS i shërben atij që studion gjuhën italiane, atij që punon dhe studion në kontakt me realitetin italian, atij që do të masë aftësinë e tij në gjuhën italiane, për regjistrimin në Universitetet italiane si edhe atij të cilit i kërkohet një nivel i caktuar njohurish në gjuhën italiane, i vërtetuar formalisht. Ministria e Universitetit dhe Kërkimit e njeh CILS-in si çertifikim për pranimin e studentëve të huaj që vijnë nga vende jo anëtare të Bashkimit Europian në Universitetet italiane: zotërimi i Nivelit CILS Due – B2 i përjashton studentët të cilët vijnë nga vende jo anëtare të Bashkimit Europian nga provimi i gjuhës italiane. Referuar zgjedhejve të vetë universiteteve, CILS përbën gjithsesi vlerësim në shkallën e provimeve të pranimit në secilin Universitet. Shumë sipërmarrje apo firma italiane e të huaja i vlerësojnë çertifikatat CILS në kërkesat për punësim.
Si është i ndërtuar CILS?
Sistemi i Çertifikimit CILS përfshin gjashtë nivele të aftësimit gjuhësor-komunikativ të identifikuar në Kuadrin e Përbashkët Europian të Referimit (QCER) të Këshillit të Europës. Çdo nivel CILS është i pavarur dhe i plotë, nivelet përcaktojnë një aftësim gjuhësor-komunikativ progresivisht më të lartë.
Cilat janë provat CILS?
Provat e aftësimit CILS janë pesë: të dëgjuarit, të lexuarit, të shkruarit, të folurit dhe analiza e strukturave të komunikimit në gjuhën italiane.
Shkalla e vlerësimit parashikon: për nivelet nga UNO–B1 në QUATTRO-C2, një vlerësim maksimal prej 100 pikësh të ndarë në pesë pjesë prej 20 pikësh secila (për çdo aftësim niveli mjaftueshëm arrihet me marrjen e 11 pikëve).
Nivelet A1 dhe A2 parashikojnë një vlerësim maksimal prej 60 pikësh të ndarë në pesë pjesë prej 12 pikësh secila për modulet (për çdo aftësim niveli mjaftueshëm arrihet me 7 pikë).
Si merret çertifikata përfundimtare?
Për të marrë çertifikatën është e nevojshme arritja e nivelit mjaftueshëm në çdo provë. Çertifikata përfundimtare i dërgohet nga Università per Stranieri di Siene selisë së autorizuar pranë së cilës është dhënë provimi.
Kandidatëve të cilët nuk arrijnë nivelin mjaftueshëm në të gjitha provat, por vetëm në disa prej tyre, dhe që, për pasojë, nuk çertifikohen, Universiteti u lëshon një vërtetim të pjesshëm mbi provat e kaluara. Nota e marrë në provat e kaluara mbetet e vlefshme për 18 muaj nga nisja e provimit. Duhet dërguar, gjithsesi, një kërkesë e re për pjesëmarrje në provim dhe të kryet pagesa e taksës së regjistrimit vetëm për provat që do të përsëriten.
Sezone provimesh
Zhvillohen dy sezone provimesh në vit: në maj dhe në dhjetor.
KALENDARI | |||
Niveli |
A1-C2; B1 shtetësia |
A1-B2; B1 shtetësia |
A1-C2; B1 shtetësia |
Data e provimit | 4 prill 2023 | 8 qershor 2023 | 5 dhjetor 2023 |
Regjistrimet |
- 28 shkurt 2023 |
- 19 prill 2023 | - 16 tetor 2023 |
Sa kushton provimi CILS?
Pagesa për provimin nuk mund të kthehet.
NIVELE | SHUMA TOTALE | SHUMA PËR ÇDO PROVË |
Niveli CILS A1 | € 40 | Shuma për çdo provë për t’u përsëritur € 12 |
Niveli CILS A2 | € 40 | Shuma për çdo provë për t’u përsëritur € 12 |
Niveli CILS UNO-B1 | € 60 | Shuma për çdo provë për t’u përsëritur € 16 |
Niveli CILS DUE-B2 | € 60 | Shuma për çdo provë për t’u përsëritur € 16 |
Niveli CILS TRE-C1 | € 70 | Shuma për çdo provë për t’u përsëritur € 18 |
Niveli CILS QUATTRO-C2 | € 70 | Shuma për çdo provë për t’u përsëritur € 18 |
Niveli CILS B1 cittadinanza | € 100 | - |
Si mund të regjistrohesh për provimin CILS pranë Institutit Italian të Kulturës në Tiranë?
Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrimin në provim duhet të dërgohet me e-mail në adresën: iictirana@esteri.it, apo të dorëzohen fizikisht pranë IIC-së.
1. Moduli i regjistrimit CILS i cili mund të shkarkohet këtu;
2. Fotokopje e letërnjoftimit ose pasaportës Jo e skaduar
3. Kopje e pagesës së kryer
Pagesa duhet të kryhet me kartë krediti pranë Institutit Italian të Kulturës ose nëpërmjet transfertës/derdhjes në llogarinë rrjedhëse si më poshtë:
Përfituesi: Institutit Italian të Kulturës në Tiranë
Banka: Intesa SanPaolo Bank Albania
c/c në Euro: 30861332801
IBAN: AL53208111010000030861332801
Përshkrimi i pagesës duhet të jetë: Emri dhe Mbiemri i kandidatit, Niveli i Provimit CILS dhe rrethi prej nga vjen studenti.
Nuk është më e mundur pagesa me lekë në dorë.
Informacione dhe konsultime:
Për më shumë informacion vizitoni www.iictirana.esteri.it
Për të kërkuar një takim, dërgoni një email tek: corsi.iictirana@esteri.it