Ky web site përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Duke vazhduar me kërkimin prano përdorimin e cookies nga ana jonë OK

Çertifikimi CELI

 

Çertifikimi CELI

CELI është një dokument zyrtar i lëshuar nga Qendra për Vlerësimin dhe Çertifikimin e Gjuhëve (CVCL) e Universitetit për të Huaj të Perugia-s.

Njihet në të gjithë botën dhe është pa afat.

Për çfarë shërben dhe si mund të merret çertifikata CELI?

CELI çertifikon njohurinë dhe aftësinë për të përdorur gjuhën italiane dhe është një vlerë e shtuar për të përmirësuar dhe zgjeruar perspektivat për studim dhe punë, si në vendin tuaj ashtu edhe jashtë tij. Për të marrë CELI-n është e nevojshme dhënia e provimit të plotë (me shkrim dhe me gojë) dhe arritja e një rezultati minimal të barazvlershëm me gradën C.

Si janë të strukturuara provimet CELI

Provimet e CELI-t përbëhen nga disa teste me shkrim dhe me gojë që vlerësojnë aftësitë kryesore gjuhësore: të kuptuarit (dëgjim dhe lexim) dhe produktive - interaktive (shkrim dhe të folur).

Në faqen e internetit të CVCL ( www.cvcl.it ) është e mundur të shikoni strukturën e plotë të të gjitha provimeve të CELI-t dhe të praktikoheni në mënyrë të pavarur, duke zhvilluar provat online të përdorura në vitet e fundit.

Sezonet e provimeve

Sezonet e provimit janë tre në vit:

KALENDARI NËNTOR 2019 MARS 2020 QERSHOR 2020 NËNTOR 2020
Niveli A1-C2 A1-B2 A1-C2 A1-C2
Data e provimit 18/11/2019 09/03/2020 23/06/2020 23/11/2020
Regjistrimet

02/09/2019 -

1/10/2019

02/12/2019 -

24/01/2020

30/03/2020 –

30/04/2020

02/09/2020 –

02/10/2020

new Sezon i Jashtëzakoshëm i çertifikimit të gjuhës italiane niveli Celi 1, 2, 3, 4

Regjistrimet mbyllen me: 10 gusht 2020

Data e provimit me: 31 gusht 2020

 

Tarifat e CELI-t 2019/2020:

Provimi i plotë € 55.00 - Provimi i pjesshëm: € 40.00

 

Dokumentet e nevojshme për regjistrimin në provim që duhet të dërgohen me email në:

iictirana@esteri.it, apo të dorëzohen fizikisht pranë IIC-së:

1. Formulari i regjistrimit CELI i cili mund të shkarkohet këtu;

2. Fotokopje e letërnjoftimit ose pasaportës Jo e skaduar;

3. Kopje e pagesës së kryer.

Pagesa duhet të kryhet me kartë krediti pranë Institutit Italian të Kulturës ose nëpërmjet transfertës/derdhjes në llogarinë rrjedhëse si më poshtë:

Përfituesi: Institutit Italian të Kulturës në Tiranë

Banka: Intesa SanPaolo Bank Albania

c/c në Euro: 30861332801

IBAN: AL53208111010000030861332801

Përshkrimi i pagesës duhet të jetë: Emri dhe Mbiemri i kandidatit, Niveli i Provimit CELI dhe rrethi prej nga vjen studenti.

Nuk është më e mundur pagesa me lekë në dorë.

 

Informacione dhe konsultime:

Për më shumë informacion vizitoni www.iictirana.esteri.it 

Për të kërkuar një takim, dërgoni një email tek corsi.iictirana@esteri.it 


579