Kjo faqe përdor cookie teknike, analitike dhe të palëve të treta.
Duke vazhduar shfletimin, ju pranoni përdorimin e cookies.

Preferences cookies

Alessandro, një këngë për jetën dhe veprat e Alessandro Leogrande

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të prezantojë në Tiranë, shfaqjen teatrale Alessandro, një këngë për jetën dhe veprat e Alessandro Leogrande, prodhim i Teatro Koreja, Leçe. Shfaqja do të realizohet në bashkëpunim me Qytetin e Tiranës, në kujtim të shkrimtarit dhe gazetarit Alessandro Leogrande, një autor që ka frekuentuar prej kohësh Tiranën dhe Shqipërinë dhe që shumë nga mendimet dhe shkrimet e tij ia ka kushtuar këtij vendi.

Alessandro është historia e jetës, bëmave dhe veprave të një intelektuali të jashtëzakonshëm. Është historia e një të riu që zgjedh të mbajë sytë hapur mbi realitetin që e rrethon, t’i kushtojë jetën e tij dhurimit të dritës ndaj asaj që mbetet e errët dhe e fshehur në vendet më të tmerrshme, të angazhohet për të çmontuar stereotipat dhe frazat e gatshme, me të cilat largojmëi nga vetja dramat që përshkojnë të tashmen tonë, për të qenit gjithmonë dhe në çdo rast në anën e “Të fundmëve”. Alessandro është Taranto. Alessandro është një udhëtim nëpër getot e emigrantëve të shpërndarë humbshëm fushave. Është një udhëtim i palodhshëm drejt vendeve me kufij dhe mure. Alessandro është magjepsja përpara një pikture. Është praktika më e lartë e një “pietas” të vështrimit. Alessandro është një shoqërues udhëtimi në këto kohë të vështira, një burim i pashtershëm frymëzimi. Alessandro është një teatër plot gjallëri, ku kujtesa, e tashmja dhe utopia, nuk durojnë kurrë të ndahen, ashtu si në të gjitha veprat e tij.

një shfaqje e: Koreja nga Gianluigi Gherzi dhe Fabrizio Saccomanno

me: Fabrizio Saccomanno, Elisa Morciano, Emanuela Pisicchio, Maria Rosaria Ponzetta, Andjelka Vulic

regjisor: Fabrizio Saccomanno

kurator i projektit dhe konsulent artistik: Salvatore Tramacere

Bashkëprodhimi: Ura Teatro

Alessandro Leogrande (Taranto, 20 maj 1977 – Romë, 26 nëntor 2017) ishte një shkrimtar dhe gazetar italian. Ai ka shkruar për shumë gazeta dhe revista, si Internazionale, l’Unità, il Manifesto, Panorama, il Riformista, Il Fatto Quotidiano, Una città, Nuovi Argomenti, Gli asini, La terra vista dalla luna, Pagina99, Minima&Moralia. Ka qenë kolumnist për Corriere del Mezzogiorno, redaktor i insertit Fuoribordo për të përjavshmen “Pagina 99” dhe ka kryer transmetime për Radio 3 RAI dhe Radio Svizzera Italiana. Për dhjetë vjet ka punuar si zëvendësdrejtor i revistës mujore “Lo straniero” (drejtuar nga Goffredo Fofi)

  • Organizuar nga: IIC Tirana
  • Ne bashkepunim me: Comune di Tirana e Teatro Metropol