Kjo faqe përdor cookie teknike, analitike dhe të palëve të treta.
Duke vazhduar shfletimin, ju pranoni përdorimin e cookies.

Preferences cookies

Dita e Kujtesës – Lexime nga Primo Levi dhe koncert nga Denis Bizhga me muzikë nga Castelnuovo Tedesco, Weiss, Mertz dhe Williams.

Me rastin e Ditës së Kujtesës, Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Teatrin Metropol në Tiranë dhe Ambasadën Italiane në Shqipëri, organizon një mbrëmje letraro-muzikore në kujtim të fundit të Holokaustit.

Aktorja dhe interpretuesja Ema Andrea do të lexojë në shqip dhe italisht një përzgjedhje fragmentesh nga libri “A është, vallë, njeri …?” i autorit Primo Levi. Leximi do të shoqërohet nga kitaristi Denis Bizhga i cili do të interpretojë me kitarë klasike, pjesë nga Mario Castelnuovo Tedesco, Silvius Leopold Weiss, Joseph Kaspar Mertz dhe John Williams.

Dita e Kujtesës është një ditë përkujtimore ndërkombëtare, që kremtohet çdo vit më 27 janar si dita e përkujtimit të viktimave të Holokaustit. E caktuar nga rezoluta 60/7 e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të 1 nëntorit 2005, kjo datë përkujton ditën e vitit 1945 kur trupat e Ushtrisë së Kuqe, duke përparuar në drejtim të Gjermanisë, çliruan kampin e përqendrimit të Aushvicit.

Programi:

Fantasy – Sylvius Leopold Weiss (1687 – 1750).

Indirizzo di Saluto dell’Ambasciatore d’Italia in Albania S.E. Fabrizio Bucci

Elegy – Johan Kaspar Mertz (1806 – 1856)

Lettura di brani scelti da “Se questo è un uomo” di Primo Levi

No Hubo Remedio – Mario Castelnuovo Tedesco (1895 – 1968)

Lettura di brani scelti da “Se questo è un uomo” di Primo Levi

Melancolía – Mario Castelnuovo Tedesco (1895 – 1968)

Lettura della poesia “Se questo è un uomo” di Primo Levi

Tema da Schindler’s List – John Williams (1932)

Eventi do të zgjasë rreth një orë.

Ema Andrea, e lindur në Tiranë në vitin 1971, studioi për balet klasik në Liceun Artistik Tiranë dhe më pas për aktrim në Universitetin e Tiranës. Më pas pasuroi profilin e saj profesional në Itali, Bullgari dhe Danimarkë, duke iu përkushtuar veçanërisht Komedisë Artistike, kinemasë, muzikaleve dhe veprave të Harold Pinter. Aktualisht është docente aktrimi dhe “gjuhe tupore” pranë Universitetit të Arteve në Tiranë.

Gjatë karrierës së saj , ka luajtur rreth 40 role si aktore dhe 15 si regjisore, si dhe është një nga femrat e para shqiptare që ka vënë në skenë shfaqje të artit bashkëkohor. Ajo ka ndërtuar karrierën si artiste e pavarur bashkëkohore, aktore, regjisore dhe perfrmuese. Është mjaft e njohur për realizimin e shumë veprave dhe aktiviteteve të lidhura me çështjet aktuale të shoqërisë shqiptare dhe për çeljen e rrugës ndaj formave të reja eksperimentale të performancës artistike. Ka marrë pjesë në produksione të shumta ndërkombëtare në Itali dhe Serbi dhe, nëpërmjet Fondacionit MAM, në evente të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e artit bashkëkohor, teatrit dhe baletit. Ka qenë një nga kuratoret e Bienales Mesdhetare për artistët e rinj, me fokus në artin e performancës.

Ka fituar çmime të ndryshme, ndër të cilat së fundmi, atë të aktores më të mirë në Fiat Festival, dhe të regjisores më të mirë në Shqipëri me filmin “Good Night Mother”.

Gjatë veprimtarisë së saj, i është përkushtuar çështjeve sociale, si problemet e minoriteteve, të drejtat e grave dhe dhuna në familje. Një nga veprat e saj më provokuese është një shfaqje teatrale e shkruar dhe vënë në skenë nga të burgosura dhe ish të burgosura.

Gjitahshtu ka luajtur në disa filma, mes të cilëve, në moshën 19-vjeçare, filmin “Një vajzë dhe një djalë” i cili tashmë është kthyer në një klasik, dhe më pas në produksione të pavarura dhe seriale televizive.

Është një nga themelueset e Fondacionit MEMO, i cili është i fokusuar tek përcjellja e kujtesës së periudhave historike si ajo e regjimit komunist.

Denis Bizhga – Pas përfundimit të shkollës së muzikës “Jordan Misja” në Tiranë për kitarë klasike, ndërmori dhe kreu studimet e larta për kitarë klasike në Universitetin e Arteve në Tiranë. Më pas, vazhdoi karrierën e tij akademike me një kurs pasuniversitar specializimi për interpretim muzikor, të organizuar nga Akademia e Muzikës Umbria, në bashkëpunim me Universitetin e Arteve. Ka ndjekur kurse trajnimi dhe kërkimi pranë Institutit për Arsim dhe Shkenca Kompjuterike. Është i certifikuar nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit si mësues i kualifikuar, i miratuar nga Ministria e Arsimit. Më pas, pas përfundimit të studimeve të doktoraturës në Universitetit të Historisë dhe Filologjisë në Tiranë, mori titullin PhD në Shkenca të Trashëgimisë Kulturore. Si kitarist ka dhënë koncerte kitare si solist dhe muzikë dhome në evente dhe festivale të ndryshme. Ka qenë i ftuar në Festivalin Ndërkombëtar të Kitarës në Berlin. Ka dhënë koncerte si solist, ndër të tjera, në Solarino International Guitar Festival, Berat Multicultural Festival, MIK Festival, VOX Baroque Festival, Carpi Guitar Week, Vaihingen Guitar Festival. Ka qenë antar i jurisë në Transylvania International Guitar Festival dhe Nizhny Novgorod Guitar Competition, si dhe gara të tjera muzikore. Aktualisht është mësues i kitarës klasike pranë shkollës kombëtare të muzikës “Jordan Misja” dhe mësues i kitarës klasike në Universitetin Europian të Tiranës. Ka punuar si pedagog i jashtëm në Universitetin e Arteve, është organizator dhe drejtor artistik i “Albania Guitar Festival” dhe “Tirana Guitar Days” si dhe drejtues i projektit Synery për Shqipërinë, i mbështetur nga programi i Bashkimit Europian, Creative Europe.

Primo Levi (Torino, 31 korrik 1919 – Torino, 11 prill 1987), shkrimtar, kimist, partizan dhe i mbijetuar i Holokaustit Italian, autor i eseve, romaneve, tregimeve të shkurtra, kujtimeve dhe poezive. Partizan antifashist, më 13 dhjetor 1943, u arrestua nga fashistët në Valle d’Aosta, duke u dërguar fillimisht në një kamp grumbullimi në Fossoli dhe, në shkurt 1944, u dërgua në kampin e përqendrimit të Aushvicit si hebre. Pasi u arratis nga kampi i përqendrimit, u kthye në Itali, ku iu përkushtua detyrës për të rrëfyer mizoritë që kishte parë dhe vuajtur. Vepra e tij më e famshme, në zhanrin e kujtimeve, është Nëse ky është një njeri, një nga kujtimet më të rëndësishme për kampet e përqendrimit, si dhe një klasik i letërsisë botërore.

Muzika: Me origjinë hebraike, Castelnuovo-Tedesco u detyrua të largohej nga Italia në vitin 1939 pas miratimit fatkeq të ligjeve të turpshme racore. Ai u transferua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kaliforni, ku talenti i tij i jashtëzakonshëm u përdor nga industria kinematrografike e sapolindur e Hollivudit. Ka shkruar muzikë filmash dhe trajnuar dhjetëra muzikantë, duke përfshirë autorë të famshëm të kolonave zanore si John Williams dhe Henry Mancini. Megjithatë, ky angazhim nuk e largoi nga kompozimi i muzikës që do më shumë: gjithsej mbi 200 vepra, që përfshijnë muzikën për teatër, atë simfonike, vokale dhe të dhomës. Mes interpretuesve, disa virtuozë legjendarë që numërohen mes miqve dhe admiruesve të tij, si Andrés Segovia, Jasha Heifetz, Arturo Toscanini, Walter Gieseking dhe Gregor Piatigorsky. Pas luftës, emri i tij u largua dalëngadalë nga tabelat e teatrove dhe sallave të koncerteve, për shkak të largësisë së tij nga Europa dhe përdorimit të gjuhës tradicionale. Përjashtimi i vetëm nga kjo embargo ishte miku i tij Andrés Segovia: kitaristi i famshëm spanjoll e mbajti lart popullaritetin e veprave që Castelnuovo-Tedesco kompozoi për të.

  • Organizuar nga: IIC di Tirana
  • Ne bashkepunim me: Teatro Metropol