Ky web site përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Duke vazhduar me kërkimin prano përdorimin e cookies nga ana jonë OK

PEJE - ITALIAN ROUTES nga Fabiano Ventura

Data:

28/12/2022


PEJE - ITALIAN ROUTES nga Fabiano Ventura

Alpinizmi dhe efektet e ndryshimeve klimatike janë temat qendrore të ekspozitës, e cila ka udhëtuar nëpër botë që nga viti 2021.

Ekspozita fotografike ITALIAN ROUTES, projekt origjinal i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, hapet më 28 dhjetor në Pejë, në hapësirat e Galerisë së Arteve Pejë, Kosovë. Ekspozita e kuruar nga Fabiano Ventura prezantohet në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Kosovë dhe Galerinë e Arteve në Pejë dhe do të qëndrojë e hapur deri më 22 janar 2023.

Ekspozita ITALIAN ROUTES synon t’i komunikojë një audiencë ndërkombëtare traditën e rëndësishme italiane lidhur me kulturën malore dhe alpinizmin si një mjet për të njohur zonën malore, vlerat që mishëron ky mjedis, rëndësinë e ndërgjegjësimit mjedisor në aksesin ndaj natyrës. habitatet dhe vëmendjen që Italia i kushton mbrojtjes së ekosistemeve.

Itinerari i ekspozitës, i quajtur Montagne Italiane, është një udhëtim ideal që nga grupi Gran Paradiso eksploron Alpet nga perëndimi në lindje, duke kaluar masivët Bernina, Ortles-Cevedale, më pas duke lëvizur në zonën lindore për të arritur tek Alpi Giulie. Rrugëtimi italian përfundon me një fazë të nëntë kushtuar grupit kryesor malor Apenin, Gran Sasso.

Secili prej grupeve malore përfaqësohet nga fotografi me format të madh, të cilat nxjerrin në pah aspektet sugjestive të peizazhit, si dhe nga imazhe historike dhe bashkëkohore të cilat fokusohen tek evolucioni i masave akullnajore, duke nxjerrë në pah efektet e ndryshimeve klimatike në peizazhin malor. Çdo grup shoqërohet nga një panel prezantues i cili ilustron karakteristikat e tij gjeografike, historike dhe gjeo-glaciologjike, të cilit i shtohet edhe propozimi i një itinerary vizitash. Së fundi, çdo seksion malor pasurohet nga riprodhimet e dokumenteve historike dhe materialeve mbi eksplorimet e para alpinistike.

Në mbështetje të pjesës fotografike, janë projektuar video-transmetime të ekspeditës Në gjurmët e akullnajave - Alpe 2020, të realizuara në të njëjtat vende me etapat e propozuara. Një hapësirë ​​i kushtohet krahasimit të pajisjeve historike dhe moderne të alpinizmit.

Fabiano Ventura është një fotograf peizazhi i specializuar në çështjet mjedisore. Ai ka marrë pjesë në ekspedita të shumta shkencore, fotografike dhe alpinistike në vendet më të egra dhe më të largëta të Tokës. Që nga viti 2007 është përfshirë në projektin “Sulle Tracce dei Ghiacciai” krijues dhe regjisor i të cilit është. Ndjeshmëria e tij ndaj problemit gjithnjë e më serioz të ndryshimeve klimatike ka bërë që vitet e fundit të përqendrojë një pjesë të madhe të veprimtarisë së tij në përhapjen e njohurive mbi këtë fenomen, tek publiku i gjerë. Me një ekip studiuesish, fotografësh dhe regjisorësh, që nga viti 2007, ai është përfshirë në dokumentimin e fenomenit të tërheqjes së akullnajave më të mëdha në botë dhe ndan rezultatet e punës së tij përmes realizimit të ekspozitave, konferencave, programeve edukative, instalacioneve dhe dokumentarëve.

Më shumë informacion mbi konceptin dhe kurimin

Përurimi i ekspozitës: 28.12.2022 ora 16:00

PEJE – Galeria e Arteve

Pallati i Kulturës

Ekspozita do të qëndrojë e hapur çdo ditë nga 29.12.2002 në 29.01.2023 / ora 10:00-19:00

Hyrja e lirë

Informazione

Data: Nga Mer 28 DH 2022D 29 J 2023

Organizuar nga : IIC di Tirana

Në bashkëpunim me : Ambasciata d'Italia in Pristina e Galleria d'Arte

Hyrja : E lirë


Vendi:

Galleria d'Arte a Peje (Kosovo)

1259