Kjo faqe përdor cookie teknike, analitike dhe të palëve të treta.
Duke vazhduar shfletimin, ju pranoni përdorimin e cookies.

Preferences cookies

ALTITUDINI – Italian Routes: Fabiano Ventura dhe Albanian Skylines: Fation Plaku

Alpinizmi dhe efektet e ndryshimeve klimatike janë temat qendrore të ekspozitës, e cila ka udhëtuar nëpër botë që nga viti 2021.

Ekspozita fotografike ITALIAN ROUTES, një projekt origjinal i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, e përuruar më 19 dhjetor në Tiranë, në hapësirën e Harabel Exhibition Space, e kuruar nga Fabiano Ventura e prezantuar në bashkëpunim me Harabel Contemporay Art, do të qëndrojë e hapur deri më 20 janar 2023.

Ekspozita ITALIAN ROUTES, synon t’i komunikojë një audience ndërkombëtare traditën e madhe italiane të lidhur me kulturën malore dhe alpinizmin, si një mjet për të njohur zonën malore, vlerën që ajo ka ka në mjedis, rëndësinë e ndërgjegjësimit mjedisor në praktikat e aksesit në habitatet natyrore dhe vëmendjen që Italia i kushton mbrojtjes së ekosistemeve.

Një pjesë e Eskpozites, “Malet Italiane”, i kushtohet grupit kryesor malor të Alpeve: Monte Bianco, Monte Rosa e Cervino, Adamello dhe Dolomiti.

Secili prej grupeve malore përfaqësohet nga fotografi me format të madh që nxjerrin në pah aspektet sugjestive të peizazhit dhe imazhet historike e bashkëkohore, të cilat hedhin dritë mbi evolucionin e masave akullnajore, duke theksuar efektin e ndryshimeve klimatike në peizazhin malor. Secili grup shoqërohet nga një panel prezantues që ilustron karakteristikat e tij gjeografike, historike dhe gjeoglaciologjike, dhe që gjithashtu përfshin një propozim për një itinerar vizite. Së fundi, çdo seksion malor pasurohet nga riprodhimet e dokumenteve historike dhe materialeve mbi eksplorimet e hershme alpinistike.

Seksioni i dytë i koleksionit, “Një vështrim mbi botën”, zgjeron perspektivën në të gjitha vargjet malore më të rëndësishme në Tokë, duke theksuar vazhdimësinë e kulturës malore në nivel global. Bukuria, ndërgjegjësimi, respekti për mjedisin janë temat kryesore që kultura alpine ka zhvilluar duke filluar nga Alpet për t’I vazhduar gjatë viteve të eksplorimit global. Duke rigjurmuar fazat e projektit “Në gjurmët e akullnajave” (Karakorum 2009, Kaukaz 2011, Alaska 2013, Ande 2016, Himalaya 2018), ky seksion ofron një imazh përfaqësues të çdo vargmali malor, shoqëruar nga dy krahasime fotografike mbi variacionet e masave akullnajore. Fotografitë shoqërohen me projeksionin e trailerave të dokumentarëve të realizuar me rastin e pesë ekspeditave.

Albanian Skylines nga Fation Plaku

Për skenën shqiptare është realizuar ekspozita kushtuar maleve shqiptar, nga alpinisti dhe fotografi i njohur Fation Plaku.

Fotografitë, pjesë e kësaj ekspozite, janë realizuar si pjesë e projektit Mëmëdheu – Thesaret e fshehura të Shqipërisë, dhe janë botuar në dy vëllime që mbledhin numrin më të madh të imazheve të peizazhit shqiptar.

Fabiano Ventura është një fotograf peizazhi i specializuar në çështjet mjedisore. Ai ka marrë pjesë në ekspedita të shumta shkencore, fotografike dhe alpinistike në vendet më të egra dhe më të largëta të Tokës. Që nga viti 2007 është përfshirë në projektin “Në gjurmët e akullnajave” krijues dhe regjisor i të cilit është. Ndjeshmëria e tij ndaj problemit gjithnjë e më serioz të ndryshimeve klimatike ka bërë që vitet e fundit të përqendrojë një pjesë të madhe të veprimtarisë së tij në një objektiv: përhapjen sa më shumë të njohurive publike për këtë fenomen. Kështu, i shoqëruar nga studiues dhe regjisorë, ai arriti të fotografojë transformimin më të madh akullnajor në botë dhe të shpërndajë rezultatet e punës së tij përmes krijimit të ekspozitave, konferencave, programeve edukative, instalacioneve dhe dokumentarëve.

Fation Plaku ka lindur më 9 dhjetor 1975 në Tiranë, Shqipëri. I shtyrë nga pasioni për natyrën prej shumë vitesh, ai i është përkushtuar alpinizmit, sporteve ekstreme, eksplorimit dhe fotografisë së natyrës dhe peizazhit. Si anëtar i ekipit Everest 2012, më 25 maj 2012, me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ai arriti majën më të lartë në planet, Everestin (8848 m). Ngjitja u dokumentua dhe më pas u prezantua në një ekspozitë fotografike. Si pjesë e Lëvizjes 7 maja për shtatë kontinenteve, Fation Plaku është ngjitur në Aconcagua 6962m në Argjentinë, Elbrus 5642m në Rusi dhe Kilimanxharo 5895m në Tanzani. Pasioni për fotografinë e ka shtyrë të krijojë një fototekë shumë të pasur mbi natyrën shqiptare dhe atë të Kosovës.

Më shumë informacion mbi konceptin dhe kurimin

Përurimi i espozitës: 19 dhjetor ora 18:00

Harabel Exhibition Space

Tiranë – Rruga “Ibrahim Rugova”

Eskpozita është e hapur çdo ditë nga 20.12.2022 deri me 20.01.2023 / ora 09:00-19:00

Hyrja e lirë

  • Organizuar nga: IIC di Tirana
  • Ne bashkepunim me: Harabel Art Space