Kjo faqe përdor cookie teknike, analitike dhe të palëve të treta.
Duke vazhduar shfletimin, ju pranoni përdorimin e cookies.

Preferences cookies

TIRANË l VINICIO CAPOSSELA në Balkangiro

Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë, me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë, me Bashkinë e Tiranës dhe Teatrin e Operës dhe Baletit, ka kënaqësinë të prezantojë koncertin e kantautorit Vinicio Capossela në kuadër të turneut në Ballkanin Perëndimor Balkangiro.

Është një rrugëtim vjeshtor i dashur dhe i dëshiruar prej vitesh, pavarësisht plagëve të Historisë, të cilat kanë shënuar dhe vazhdojnë të shënjojnë kaq thellë këto Vende. Megjithatë, që nga udhëtimet e para në Jugosllavi e deri tek ato me traget në Shqipëri, duket sikur pjesa e pazbutur e zemrës vazhdon të rrahë përtej Adriatikut.

Vinicio Capossela është një artist eklektik dhe brilant, një personazh që jetoi dhe arriti pjekurinë mes modernitetit të Gjermanisë dhe traditave të forta të Apenineve Toskano-Emiliane dhe, që sapo arriti suksesin, kërkoi të ringjallte me këngët e tij, natyrën e origjinës së vet Irpine dhe forcën e traditave gjurmëlënëse. E gjitha kjo, pa të lodhur apo mërzitur kurrë: me një ton të lehtë, zbavitës, tërheqës, në gjysmë të rrugës mes vetëdijes dhe buzëqeshjes, me një qasje shumë origjinale dhe të parezistueshme.

Kantautor, kërkues dhe plot me imagjinatë, VINICIO CAPOSSELA (Hannover, 1965), debutoi në vitin 1990 nën kujdesin e Renzo Fantini-t, me albumin All’una e trentacinque circa, i cili i dha çmimin Targa Tenco, çmim të cilin e mori edhe katër herë të tjera gjatë viteve. Pas regjistrimeve të tij të para “para-biografike”, si Modì (1992) dhe Camera a sud (1994), të cilat konfirmuan talentin e tij në Itali dhe jashtë saj, erdhi Il ballo di San Vito (1996). Në vitin 1998, ishte për herë të parë live me Kocani Orkesta: Liveinvolvo, kurse në vitin 2000 realizoi “Canzoni a Monovella”, një album historie, gjeografie dhe shkence. Në vitin 2004 publikoi me Feltrinellin “Non si muore tutte le mattine”. Regjistrimet diskografike që vijuan, Ovunque Proteggi (2006), Da solo (2008) dhe Marinai Profeti e Balene (2011), zhvillohen rreth mitit, riteve, maskave, vetmisë, epikes dhe fatit, tematika të trajtuara në shfaqje mjaft të suksesshme.

Vitit 2012 i përket Rebetiko Gymnastas, një lloj social club mesdhetar mbi muzikën e mungesës, i regjistruar në Athinë me muzikantë rebetiko, formë e cila mishëron qendrueshmërinë kulturore ndaj krizës, dhe që është gjithashtu temë e Tefteri (il Saggiatore) e Indebito, një film dokumentar, i realizuar me Andrea Segre.

Në vitin 2013 lind Sponz Fest, festival i konceptuar prej tij, të cilin ende e udhëheq si drejtor artistik dhe që aktualisht ka mbërritur në edicionin e tij të dhjetë.

Producent i Primo ballo me Banda della posta, vepra mbi muzikën e kërcimit popullor. Nga bota rurale e origjinës ” il paese dei coppoloni “, kandidat i Feltrinelli-t për Çmimin Strega (2015) dhe Canzoni della Cupa (2016), me pjesëmarrjen e Giovanna Marini, Antonio Infantino, Los Lobos, Calexico, Flaco Jimenez, ndjekur nga dy shfaqje teatrale me temat e Hijes dhe Dimrit, një turne veror me një gjurmë të fortë folklorike dhe një sërë publikimesh e koncertesh, në vende të ndryshme të botës. Artisti është fitues i çmimit prestigjioz Tenco 2017. Në vitin 2018 turneu me orkestrën simfonike “nell’Orcaestra”, ndiqet nga regjistrimet e një vepre të re, rezultat i një pune shumëvjeçare, me bashkëpunime rishtare, një lloj kronike post-mesjetare, me titull Ballate per uomini e bestie.

Në prill 2019 u publikua kënga Il povero Cristo, që pararendi daljen e albumit të ri. Kënga u shoqërua me videoklipin e realizuar në Riace me regji të Daniele Ciprì dhe pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të Enrique Irazoqui dhe Marcello Fonte.

Maji i vitit 2019 e gjen Capossela-n të angazhuar në turneun amerikan Ballate per poveri cristi, në Uashington, Çikago dhe Detroit.

Ditë të premte, datë 17 maj 2019, u publikua Ballate per uomini e bestie (La Cùpa/Warner Music), projekti i tij i ri diskografik, vepra e njëmbëdhjetë në studio. I përcaktuar nga autori si “Një këngë për të gjitha krijesat, për shumësinë, për thyerjen mes specieve dhe midis njeriut dhe natyrës”, albumi u regjistrua në Milano, Montecanto (Irpinia) dhe Sofje (Bullgari) nga Taketo Gohara dhe Niccolò Fornabaio, Alessandro Asso Stefana dhe Giuseppe De Angelis, dhe u mbështet tek bashkëpunimi i muzikantëve prestigjiozë, si Raffaele Tiseo, Stefano Nanni, Massimo Zamboni, Teho Teardo, Marc Ribot, Daniele Sepe, Jim White, Georgos Xylouris dhe Orkestra Kombëtare e Radios Bullgare.

Capossela ka marrë çmime të shumta për Ballate per uomini e bestie, duke përfshirë Targa Tenco 2019 në kategorinë Disku më i mirë Rockol Awards si dhe çmimin për Albumi i Vitit në Rockol Awards. Më 14 shkurt 2020, në tridhjetvjetorin e karrierës së tij, u publikua në CD dhe EP 10″, projekti i ri diskografik i tij, Bestiario d’amore (La Cupa/Warner Music Italy), i prezantuar më 14 shkurt pranë Union Chapel në Londër.

Nga data 22 shkurt zuri fill turneu italian i koncertit të realizuar rreth Bestiario d’amore.

Pas ndërprerjes së turneut “Bestiario d’amore” për shkak të emergjencës shëndetësore të shkaktuar nga pandemia, Vinicio Capossela, gjatë periudhës së karantinës, mbajti një rubrikë të përditshme të shpërndarë përmes kanaleve të tij sociale me titull “Pandemonium”. Në muajt e verës së vitit 2020, Capossela filloi turneun e projektit “Pandemonium. Rrëfime, zë piano dhe instrumente pandemonial”, shoqëruar nga Vincenzo Vasi. Në verën 2021, rifilloi turneun e “Bestiario d’amore”, i shoqëruar nga Orkestra Bruno Maderna, e drejtuar nga Stefano Nanni, si dhe debutoi në shfaqjen “Bestiale Comedìa”, një koncert për kremtimin e 700 vjetorit të vdekjes së Dante Alighieri.

https://www.viniciocapossela.it/bio 

Biletat në shitje nga ora 10:00 deri 14:00 dhe nga ora 16:00 deri 20:00 pranë TKOB.

  • Organizuar nga: IIC e Ambasciata d'Italia a Tirana
  • Ne bashkepunim me: Comune di Tirana e Ministero della Cultura