Kjo faqe përdor cookie teknike, analitike dhe të palëve të treta.
Duke vazhduar shfletimin, ju pranoni përdorimin e cookies.

Preferences cookies

TIRANË l Koncert “Tango & Rock and Roll” me Alessandro Quarta

Me rastin e koncertit Tango & Rock and Roll me orkestrën e Teatrit të Operas, Instituti Italian i Kulturës, në kuadër të bashkëpunimit me Teatrin e Operës në Tiranë, ka kënaqësinë të mbështesë pjesëmarrjen e solistit dhe dirigjentit M° Alessandro Quarta

Quarta u formua si multi-instrumentist, duke u fokusuar me përkushtim të veçantë tek violina. Përkushtim që ka dhënë rezultat, duke pasur parasysh famën e tij të madhe ndërkombëtare. Stili i tij nuk ka kufij të pakapërcyeshëm, Alessandro Quarta kalon me lehtësi nga klasikja tek jazz-i dhe blues-i. Nëse nga njëra anë, ka bashkëpunuar me artistë si Carlos Santana, Mark Knopfler, Boy George, nga ana tjetër i ka kushtuar një disk homazh Astor Piazzolla-s (dalë në treg në shkurt 2019) dhe në të njëjtën kohë është ngjitur në skenën e Koncerti të 1 Majit 2015, duke realizuar një performancë të jashtëzakonshme të “Bella ciao”. Të panumërta janë veprat nga vitet 2000 e në vazhdim. Nga viti 2005 deri në 2008 ka qenë violinë e dytë dhe e parë e orkestrës Symphonica Toscanini (dirigjent i përhershëm Lorin Maazel), duke interpretuar në disa nga teatrot më të njohura në botë, mes Europës, Kinës, Amerikës, Japonisë dhe Lindjes së Mesme.

https://www.alessandroquarta.it/about 

12 tetor, ora 20:00

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit

Biletat ne shitje nga ora 10:00-14:00 dhe nga ora 16:00-20:00 ne TKOB.

Prenotazione non più disponibile

  • Organizuar nga: Teatro dell’Opera e del Balletto di Tirana
  • Ne bashkepunim me: IIC di Tirana