Ky web site përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Duke vazhduar me kërkimin prano përdorimin e cookies nga ana jonë OK

Italiae. Nga Alinarët tek mjeshtrat e fotografisë bashkëkohore

Data:

01/09/2022


Italiae. Nga Alinarët tek mjeshtrat e fotografisë bashkëkohore

Instituti Italian i Kulturës së Tiranës mirëpret një tjetër ndalesë të ekspozitës “Italiae. Nga Alinarët tek mjeshtrat e fotografisë bashkëkohore“, për të rrëfyer, përmes fotografisë, magjinë dhe diversitetin e Italisë, të peizazheve, forcës krijuese dhe njerëzvetë saj. E kuruar nga Rita Scartoni dhe Luca Criscenti, e lindur nga një nismë e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe e krijuar nga Fratelli Alinari Idea SpA, ekspozita do të vendoset pranë Muzeut Hostorik Kombëtar nga data 2 deri më 25 shtator 2022.

Përurimi i ekspozitës do të bëhet më 1 shtator në orën 18.00 në Hollin e Muzeut Historik Kombëtar.

Një arkiv me mbi 50 fotografë - nga Gianni Berengo Gardin tek Paolo Pellegrin, nga Gabriele Basilico tek Gian Paolo Barbieri, nga Luigi Ghirri tek Mario Giacomelli dhe Ferdinando Scianna, vetëm për të përmendur disa prej tyre - që kanë portretizuar Vendin e Bukursecili sipas mënyrës dhe interesit të vet. Një shekull e gjysmë histori në një antologji të shumëfishtë fotografimesh, për të rikrijuar një galeri ideale portretesh dhe kujtimesh, e aftë të dëshmojë pasurinë e Vendit dhe në të njëjtën kohë vitalitetin e jashtëzakonshëm të fotografisë italiane.

Ekspozita është e ndarë në tre seksione - Peizazhe, Vepra, Fytyra - secila në gjendje të përbëjë në vetvete një rrugëtim ideal gjeografik, historik dhe artistik, për të rrokur, në një larmi temash të shumëanshme, mutacionet e një Vendi në ndryshim të vazhdueshëm: Veri dhe Jug, qytet dhe fshat, punë dhe festa, traditë dhe inovacione, histori sociale dhe jetë kulturore.

Seksioni Peizazhe, e sheh Italinë nga këndvështrime të pazakonta, të riinterpretuara nga vështrimi pjesëmarrës dhe i përfshirë i mjeshtrave të mëdhenj të objektivit, për të treguar një peizazh që është i dallueshëm dhe i ndryshueshëm në të njëjtën kohë.

Puna e njeriut është në qendër të seksionit të dytë, ku Italia krijuese ngrihet në evolucionin e saj të trazuar: nga fabrika e makaronave deri tek eksperimentet moderne në sektorët bio-mjekësor apo aereo-hapësinor.

Seksioni përmbyllës i ekspozitës i kushtohet një interpretimi të ri ideal të traditës së madhe portretistike italiane, me fytyra dhe figura të ndryshme për nga epoka dhe krahina, mosha dhe shtresa shoqërore, të ˝kapura˝ dhe të përshkruara gjatë kohës së shkollës, asaj të punës apo kohës së lirë, subjekte të vetme ose së bashku, statikë apo në lëvizje.

Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, organizëm zyrtar i Shtetit Italian, promovon dhe përhap gjuhën dhe kulturën italiane në Shqipëri nëpërmjet organizimit të eventeve kulturore për të inkurajuar dialogun kulturor mes Italisë dhe Shqipërisë, shkëmbimin e ideve si dhe promovimin e arteve dhe shkencave.

Fondacioni Vittorio dhe Piero Alinari u themelua më 12 shkurt 1974 me vullnetin testamentar të Anna Maria (e bija e Vittorio-s dhe motra e Piero-s), pasardhësja e fundit e familjes së madhe të fotografëve. Fondacion jofitimprurës, ai synon të nxisë dhe promovojë të gjitha nismat që synojnë zhvillimin e kulturës artistike dhe letrare italiane.

“Thellimi dhe përhapja e njohurive dhe e dashurisë për artin dhe letërsinë”, është qëllim i rëndësishëm, të cilin Fondacioni, duke aktivizuar çdo bashkëpunim të mundshëm me institucione të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare, e vijon përmes dhënies së çmimeve periodike, krijimit të një Arkivi historik, organizimit të konferencave, eventeve kulturore, seminareve studimore dhe grupeve të punës.

Fondacioni, i cili u bë funksional në vitin 1985 pas njohjes ligjore, u drejtua për një kohë të gjatë nga Luciano Bausi, ish-kryetar i Bashkisë së Firences dhe senator i Republikës. Aktualisht ai drejtohet nga Dr. Mariapia Cattolico.

 

Informazione

Data: Nga E 1 SH 2022D 25 SH 2022

Orari: Prej 09:0019:00

Organizuar nga : IIC di Tirana

Në bashkëpunim me : Museo Storico Nazionale

Hyrja : E lirë


Vendi:

Museo Storico Nazionale a Tirana

1222