Kjo faqe përdor cookie teknike, analitike dhe të palëve të treta.
Duke vazhduar shfletimin, ju pranoni përdorimin e cookies.

Preferences cookies

DURRES l Tempo Sospeso, Pikëtakime kulturore mesdhetare

Instituti Italian i Kulturës dhe Ambasada e Italisë në Tiranë, në bashkëpunim me Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit Politeknik të Tiranës, me Bashkinë Durrës dhe qendrat Harabel dhe BERC, organizojnë një nismë kulturore në Vilën Mbretërore në Durrës. Mbrëmja synon krijimin e një moment vëmendjeje mbi vilën, një monument i rëndësishëm arkitekturor shqiptar, i pasur me elementë stilistikë dhe lidhje të ngushta me Italinë. Vila, e cila nuk është përdorur prej kohësh, do të gallërohet nga një event që synon të lejojë pjesëmarrësit të qasen dhe të përjetojnë një vend magjik për nga pikëpamja arkitektonike dhe peizazhi.

TEMPO SOSPESO

Pikëtakime kulturore mesdhetare

22.09.2022 ore 18:00

Vila Mbretërore Durrës

Konfirmoni prezencën duke plotësuar formularin: QUI 

 

Programi:

– Konferencë e arkitektit Paolo Di Nardo “Dizajn. Mutacione Mesdhetare “

Paolo di Nardo. Arkitekt me studio në Firenze, Drejtues i ARX srl, Kompani projektimi Arkitekturë, Dizajn dhe Komunikim. www.arxnet.net; Vlerësuar në konkurse të shumta të Arkitekturës dhe Dizajnit. Që nga viti 2003 është Drejtor Redaktues i AND, revistë shkencore ndërkombëtare e Dizajnit dhe Arkitekturës. Në vitin 2021, anëtar i ekipit kuratorial “Resilince Culture” me kurator Alessandro Melis të Pavijonit Italian të Bienales së Arkitekturës në Venezia 2021; Kurator së bashku me Maurizio Carta i Seksionit “Universitetet: Agjenci Rezistence” dhe i Seksionit “Dizajn (ing), nga luga tek qytetet” – Pavioni italian në Bienalen e Arkitekturës në Venezia 2021.

Veprimtari didaktike:

Prof. RTDB Universiteti i Perugia-s, Inxhinieri Civile dhe Mjedisore, Departamenti i Dizajnit

Pedagog në Kampusin e Dizajnit, Departamenti i Arkitekturës në Firenze

Kualifikim shkencor kombëtar si Profesor i Asociuar në Dizajn;

Pedagog me kontratë i “Dizajnit Urban” në Politeknikun e Tiranës, Shqipëri, në Universitetin Kent – Mbretëri e Bashkuar, “Historia e dizajnit italian” pranë Universitetit Roger William – Bristol, Rhode Islandë. “Morfologjia Urbane” në Universitetit Stanford – Kaliforni.

Profesor Vizitues në Shqipëri, Britani e Madhe, Kinë, Zelandë e Re.

 

– Ndërhyrje muzikore nga: Abigela Voshtina, violinë dhe Jusuf Beshiri, klaviçembal

A. Vivaldi (1673 – 1741)

Sonata la maggiore

Capricio – Corrente – Adaggio – Giga

G. Tartini (1692 – 1770)

Sonata në sol minor “Didone i braktisur”

Affettuoso – Allegro – Presto

 

– Ndërhyrje artistike nën kujdesin e Harabel Contemporary

 

Prenotazione non più disponibile

  • Organizuar nga: IIC e Ambasciata d'Italia a Tirana
  • Ne bashkepunim me: Harabel, BERC, Fac. Architettura Tirana