Ky web site përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Duke vazhduar me kërkimin prano përdorimin e cookies nga ana jonë OK

Falcone e Borsellino, 30 vjet më pas

Data:

09/05/2022


Falcone e Borsellino, 30 vjet më pas

09 maj 2022, ora 17:00

TIRANË - Salla e Qendrës Kulturore të Katedrales Ortodokse

“Kultivimi i Kujtesës është ende sot një vaksinë e çmuar kundër indiferencës dhe na ndihmon,

në një botë plot me padrejtësi dhe vuajtje,

të kujtojmë se secili prej nesh ka një ndërgjegje dhe mund ta përdorë atë."

Liliana Segre

Konferenca "Falcone e Borsellino, 30 vjet më pas" synon të ndërthurë kujtesën dhe aktualitetin në kontrast me fenomenin mafioz kriminal dhe kulturën që e ushqen atë, duke promovuar një pedagogji qytetarie aktive, të bazuar tek idealet dhe parimet frymëzuese të Kushtetutës italiane.

Kujtesa është një akt i plotë marrje përgjegjësie shoqërore kur kthehet në ushtrim të vetëdijshëm të të drejtave dhe praktikë e detyrave të afrimitetit qytetar. Lufta kundër pushteteve kriminale kërkon konsolidimin e urës që bashkon të shkuarën me të tashmen për ta parë të ardhmen si një kohë shprese dhe mundësish të reja kohezioni politik dhe shoqëror. Rrëfimi kthehet në qëndrushmëri kur fjalët e së djeshmes marrin në të tashmen një forcë shprehëse të ripërtërirë duke u shndërruar në shembull dhe model.

Simpoziumi synon të eksplorojë këto kategori interpretuese përmes një debati shumëzërash, duke u ndalur si në rindërtimin historik të klimës së atyre viteve, ashtu edhe tek strategjitë e mëpasshme të kontrastit rregullator, gjyqësor dhe kulturor të fenomenit kriminal me origjinë mafioze.

Në këtë iniciativë të promovuar nga Ambasada Italiane, në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës në Tiranë dhe Ekspertin e Guardia di Finanza në Shqipëri, do të marrin pjesë Senatori Sandro Ruotolo, Bernardo Petralia ish Prokuror i Përgjithëm i Gjykatës së Apelit të Reggio Calabria-s, Ignazio Gibilaro Gjeneral i Korpusit të Armatës, Komandant Ndërrajonal i Guradia di Finanza të Italisë Jugore, Gaetano Calogero Paci Zëvendësprokuror i Drejtorisë Anti-Mafia të Rajonit Reggio Calabria, Alessandra Camassa Kryetare e Gjykatës së Marsala-s, Don Giovanni Battista Tillieci famulltar i San Gaetano Catanoso-s ne Gioia Tauro, Kisha e parë e ndërtuar mbi një terren të konfiskuar ndraghetas. Gjithashtu do të kemi nderin të dëgjojmë në lidhje online dëshminë e Salvatore Borsellino, vëllait të gjykatësit që u vra nga mafia në masakrën e Via D'Amelio-s.

Diskutimi do të moderohet nga Giancarlo Costabile, Profesor i Historisë së Edukimit për Demokraci dhe Legalitet pranë Universitetit të Kalabrisë.

Informazione

Data: H 9 M 2022

Orari: Prej 17:0018:30

Organizuar nga : Ambasciata d'Italia in Pristina, IIC di Tirana

Në bashkëpunim me : Esperto della Guardia di Finanza

Hyrja : E lirë


Vendi:

TIRANA – Sala del Centro Culturale della Cattedral

1199