Ky web site përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Duke vazhduar me kërkimin prano përdorimin e cookies nga ana jonë OK

Për nder të ENNIO MORRICONE dhe ASTOR PIAZZOLLA

Data:

13/12/2021


Për nder të ENNIO MORRICONE dhe ASTOR PIAZZOLLA

Dy muzikantë të mëdhenj, të largët përsa i përket kulturës, prejardhjes, përvojave të jetës artistike, por tëbashkuar nga të qenit dy ikona absolute në skenën muzikore ndërkombëtare.

Ansambli "I SOLISTI ROMANI" i përbërë nga 8 muzikantë, prej nga, një kuintet instrumentesh me harqe, një violinë soliste, një bandonèon dhe një kitarë, ka bashkëpunuar me Mjeshtrin ENNIO MORRICONE përmë shumë se 25 vjet, duke i dhënë "zë" notave të kompozuara nga Mjeshtri dhe të regjistruara për qindrafilma të paharrueshëm, si dhe duke interpretuar me të në koncerte të shumta, që i kanë parë si protagonistë tëvlerësuar në mbarë botën.

Po këta instrumentistë të talentuar kanë bërë CD dhe DVD të koncerteve të paharrueshme si ato nga Arena e Veronas, nga Salla e Këshillit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, nga Piazza San Marco në Venecia, deri në inaugurimin e anijes "Concerto" të MSC bashkë me Sofia Loren etj.

Bashkëpunimi i gjatë dhe i frytshëm varet nga garancia e rezultatit të tingullit, i atij origjinal, të përpiktë dhetë kuruar ashtu si Mjeshtri Morricone ia impononte vetes dhe bashkëpunëtorëve të tij, duke respektuarplotësisht partiturat, që kanë patur rastin të interpretonin nën udhëzimet e autorit dhe që do të shoqërojnëpërjetësisht imazhet e filmave dhe emocionet e publikut.

Nëse ASTOR PIAZZOLLA u shpall "tradhtari i Tangos" nga të apasionuarit e zhanrit klasik, në realitet me muzikën e tij, ai e bëri të vlerësohej, në të gjithë botën, si Tango Nuevo ashtu edhe ajo klasike, duke krijuarnjë stil personal dhe të dallueshëm edhe nga ai që nuk ishte i mësuar me atë kulturë që - sipas tij - nuk ishtegjë tjetër veçse muzikë vallëzimi melankolike dhe e largët. Koncerte live, regjistrime diskografike, turneanembanë botës, marrje pjesë në shfaqjet më të mëdha radiotelevizive botërore, kinema, reklama: nuk ka asnjë vend ku notat e Piazzolla-s të mos kenë sjellë gjenialitetin dhe vizionin e tij për atë kulturë amerikano-jugore aq tërheqëse.

Pasioni i madh për atë zhanër muzikor, tok me bashkëpunimet e panumërta me muzikantë argjentinas, tëspecializuar në tango (mes syresh i ndjeri Luis Bacalov, fitues i çmimit Oscar), si dhe turnetë e shumta nëatë vend, kanë bërë që muzikantët e ansamblit “I SOLISTI ROMANI“ të mbajnë së bashku të ndezurpasionin për një interpretim “filologjik”, që synon respektimin e performancës në kërkim të emocioneve tëthella e të fuqishme, pa dashur të imponojë virtuozitet dhe personalizime, që vitet e fundit shpesh e kanëdeformuar mesazhin intim dhe të vuajtur të Piazzolla-s.

Pierluigi Pietroniro

Informazione

Data: H 13 DH 2021

Orari: Prej 19:0020:30

Organizuar nga : IIC Tirana

Në bashkëpunim me : TOB di Tirana

Hyrja : E lirë


Vendi:

Sala concerti - Teatro dell’Opera a Tirana

1191