Kjo faqe përdor cookie teknike, analitike dhe të palëve të treta.
Duke vazhduar shfletimin, ju pranoni përdorimin e cookies.

Preferences cookies

TIRANE: KËRCIM / REVA & WABI – SABI

Dy produksione nga Shoqata Sosta Palmizi në Kosovë dhe Shqipëri në edicionin e 16-të të Albania Dance Meeting-Festival

“Wabi-Sabi”, nga japonishtja, ofron një vizion të botës të fokusuar tek pranimi i përkohshmërisë së gjërave dhe kërkimi i së bukurës tek e papërsosura, kalimtarja dhe mungesa e plotësisë së jetës sonë. Wabi-Sabi eksploron rrugëtimin tonë të jetës si individë, kryesisht në pakënaqësi të vazhdueshme e në faza të ndryshme mundimi, si dhe ofron një reflektim mbi ekzistencën vetjake.

Pranimi i thelbit të natyrës sonë dhe i bukurisë që mund të gjendet në papërsosmëri, sjell rritje, rinovim dhe gëzim.

Koreografia: Sofia Nappi

Interpretues: Sofia Nappi, Adriano Paolo Rabbio, Paolo Piancastelli

Dizajni i ndriçimit: Emiliano Minoccheri

Produksioni: Sosta Palmizi me KOMOCO / Sofia Nappi

Me mbështetjen e New Master Ballt dhe komunës Sestri Levante, KOMMTANZ / Passo Nord residenze Compagnia Abbondanza / Bertoni në bashkëpunim me komunën Rovereto.

Çmimet: Përmendje e Veçantë për Çmimin Theodor Rawyler 2020

Kohëzgjatja: 20 min.

REVA, nga gjuha Hindu: “Rifito fuqinë”, “Shi”, shtron pyetjen: çfarë mund të bëjmë nëse një ditë zgjohemi pa patur asgjë nga çfarë jemi mësuar të quajmë si të mirëqenë në jetën e përditshme? Aktualisht jemi kaq të kushtëzuar nga interpretimi ynë i së shkuarës dhe pritshmëritë për të ardhmen, saqë jetojmë në një lloj mënyre mbijetese, në përpjekje të dëshpëruar për t’i gjetur kuptim jetëve tona të kufizuara. Nëse befas e gjejmë veten të zhveshur nga gjithçka, pa asgjë për të humbur, ndoshta do ta shohim veten pjesë të vallzimit universal të jetës dhe të dashurisë të pakushtëzuar të së tashmes. Është si kur befasohemi nga shiu: mund të zgjedhim të vrapojmë më kot për diku, në përpjekje për të mos u lagur, ose të zgjedhim ta përqafojmë atë, duke u kredhur në kënaqësinë e perceptimit të vetes në sintoni me universin, për herë të parë.

Koreografia: Sofia Nappi me Paolo Piancastelli

Interpretues: Paolo Piancastelli, Sofia Nappi

Produksioni: Sosta Palmizi me KOMOCO / Sofia Nappi

Bashkëproduksioni: TanzLabor – Roxy Ulm

Me mbështetjen e: Opus Balet, DeDa Productions, Teatro Affratellamento.

Kohëzgjatja: 20′

Sosta Palmizi ishte një – dhe më i rëndësishmi – nga formacionet e para të kërcimit bashkëkohor në Itali (1985) dhe Shoqata aktuale, e cila ka në krye të saj dy nga koreografët e grupit fillestar, përbën sot një pikë referimi artistike dhe pedagogjike të rëndësishme për gjeneratat e reja të kërcimtarëve dhe koreografëve.

Në njëzet vjet, Raffaella Giordano dhe Giorgio Rossi, me një frymë të palodhur kërkimi dhe stil të pagabueshëm personal, të pjekur me kalimin e kohës, u kanë dhënë jetë krijimeve që vlerësohen gjerësisht jo vetëm në vendin tonë, si dhe me ndjenjën e përgjegjësisë dhe sakrificës personale që i karakterizon, janë angazhuar gjithashtu në trajnimin, mbështetjen dhe promovimin e artistëve të rinj.

https://www.sostapalmizi.it/sosta-palmizi/

  • Organizuar nga: Dance Meeting-Festival
  • Ne bashkepunim me: IIC di Tirana