Kjo faqe përdor cookie teknike, analitike dhe të palëve të treta.
Duke vazhduar shfletimin, ju pranoni përdorimin e cookies.

Preferences cookies

Me rastin e Javës së Gjuhës Italiane 2021: VENEZIA MILLENARIA 1600 VJET në 1600 SEKONDA

një shfaqje nga: E. Pasqualini dhe M.M. Casarin

drejtuar nga: Michele Modesto Casarin

dramaturgjia: Carlotta Pansa

me: Matteo Campagnol, Meredith Farulla, Rossana Mantese, Emanuele Pasqualini, Irene Silvestri

maskat: Stefano Perocco da Meduna

një produksion nga: PANTAKIN COMEDIA

Si mund të tregohen 1600 vjet të Venecias në 1600 sekonda? Çdo rrëfim është arbitrar dhe i pjesshëm. Që nga themelimi i saj, në 25 mars 421, deri në vitin 2021, shumë ujë ka kaluar nën urat veneciane. Qyteti ndryshon vazhdimisht, ashtu si reflektimi i tij në kanale. Doket, zakonet, besimet, njerëzit, kanë kapërcyer la Serenissima, duke lënë gjurmë pak a shumë të pashlyera.

Por ekziston një element që na lidh fort me Venecian dhe historinë e saj. Diçka e padukshme, por e pranishme, diçka e kudogjendur që përshkon lagunën dhe në të njëjtën kohë të gjithë rruzullin tokësor, që e mbush qytetin ditën dhe hesht natën: “Ju flisni gjuhën veneciane pa e ditur atë”.

Fjalët. Gjuha veneciane: tingujt dhe imagjinata të përbëra nga shkronja.

Shkronja të çmuara historike, si ato të vizatuara në fillim të kapitujve të një libri. Pikërisht kështu nisim të tregojmë historinë tonë, prej nga këtu: nga shkronjat e alfabetit.

Çdo shkronjë është iniciali i një fjale, e cila në vetvete mbart një histori. I gjithë alfabeti së bashku, i kombinuar në 1600 mënyra të ndryshme, tregon historinë e Serenissima-s.

1600 sekonda janë 26 minuta, aq sa shkronjat e alfabetit: A si Arsenali, një luftanije që është gati për 12 orë, B si balotazhi, një sistem zgjedhjesh ende në përdorim edhe sot, C si Ciao, përshëndetja më e njohur në botë, D si Dozhi, E si ……….

Do të jetë pikërisht ky “udhëtim” përgjatë shkronjave të alfabetit, ndërkohë që koha përshkon në mënyrë të pashmangshme zemrën e shfaqjes. Një skenë me kohëzgjatje 1600 sekonda (pak më shumë se 26 minuta) aq sa 1600 vitet që na ndajnë nga 25 marsi i vitit 421 dhe që do të na lejojë të rigjurojmë momentet më të spikatura që nga themelimi i Venecias. Do të kalojmë nga arratisja nëpër lagunë për shkak të mbërritjes së hordhive barbare, tek prurja e eshtrave të San Marco-s nga lindja në Venecia, nga udhëtimi i Marco Polo-s tek Betejën e Lepanto-s, nga shtrati i ngrohtë i Casanova-s tek teatrot e shumtë që popullonin qytetin e tij, pa harruar ngjarjet historike që përjetuan fundin e Republikës së Venecias, deri në ditët e sotme. Dhe në fund, do të përpiqemi të imagjinojmë një Venecia të së ardhmes, pas 1600 vjetësh.

Për të na shoqëruar në këtë rrugëtim, do të jetë një trupë aktorësh të cilët, të alternuar në role, do të jenë herë pas here rrëfyesit dhe protagonistët e ngjarjeve të treguara.

http://www.pantakin.it/it/

  • Organizuar nga: IIC di Tirana
  • Ne bashkepunim me: Teatro Metropol di Tirana