Ky web site përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Duke vazhduar me kërkimin prano përdorimin e cookies nga ana jonë OK

DEA OPEN AIR - Tiranë 15 - 19 Tetor 2021, edizioni VIII

Data:

15/10/2021


DEA OPEN AIR - Tiranë 15 - 19 Tetor 2021, edizioni VIII

Pjesëmarrje italiane në edicionin e 8-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA Open Air:

  • Kategoria e filmave me metrazh të shkurtër: Klod nga Giuseppe Marco Albano, Itali 2020, 15’

E diel 17 tetor ora 15:00, Salla Black Box e Akademisë së Arteve

Klaudio është një djalë 13 vjeçar dhe ëndrra e tij është të bëhet basketbollist. Në një ditë si gjithë të tjerat, zhurma e fuqishme e një makine thyen heshtjen e një shtëpie fshati, ku Klaudio jeton bashkë me familjen. Shqipëria nuk është më një vend i sigurt.

  • Kategoria e filmave me metrazh të gjatë: L’uomo che comprò la luna nga Paolo Zucca, Itali 2018, 105’

E diel 17 tetor ora 19:00, Amfiteatri i Akademisë së Arteve

Një çift agjentësh sekretë italianë (Stefano Fresi dhe Francesco Pannofino) marrin një informacion nga Shtetet e Bashkuara: duket se dikush në Sardenja është bërë pronar i hënës. Kjo gjë nga pikëpamja e amerikanëve, është e papranueshme, duke pasur parasysh faktin se të parët që shkelën në hënë dhe ngulën flamurin atje, qenë pikërisht ata. Prandaj të dy agjentët rekrutojnë një ushtar (Jacopo Cullin) i cili, pas emrit të rremë Kevin Pirelli dhe një theksi të theksuar milanez, fsheh identitetin e tij ishullor: emri i tij në fakt është Gavino Zoccheddu dhe Sardenjën e mbart brenda vetes, ndonëse nuk e di. Për ta shndërruar në një sard të vërtetë, punësohet një mësues kulture sui generis (Benito Urgu). Në këtë pikë nuk mbetet gjë tjetër veçse zgjidhja e çështjes: kush e bleu hënën? Përse? Një road movie sard për një komedi të çoroditur.

Programi: http://deafilmfest.al/index.php/program-2021/

Hyrja falas në përputhje me masat për të parandaluar përhapjen e COVID-19

Informazione

Data: Nga P 15 T 2021Ma 19 T 2021

Organizuar nga : Dea Open Air - International Film Festival

Në bashkëpunim me : IIC di Tirana

Hyrja : E lirë


Vendi:

Anfiteatro e Black Box dell’Università delle Arti

1179