Kjo faqe përdor cookie teknike, analitike dhe të palëve të treta.
Duke vazhduar shfletimin, ju pranoni përdorimin e cookies.

Preferences cookies

Ekspozita DIZAJNI I RI ITALIAN – IDD 2021

Në Tiranë do të organizohet një Ekspozitë “Dezajni i ri italian”. Shtatë talentë të rinj – Ilaria Bianchi, Federica Biasi, Matteo Cibic, Serena Confalonieri, Antonio Facco, Elena Salmistraro, Tipstudio- do të ekspozojnë punët e tyre, nga 9 korriku deri më 30 gusht 2021, në Sallën e COD “Tako Artistin”- Qendra për Hapje dhe Dialog.

Ekspozita me titull ‘Dizajni i ri Italian’ promovohet nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë në bashkëpunim me Fondacionin IMF dhe është realizuar nën kujdesin e Elisabetta Pisu.

Në ekspozitë do të gjejmë thjeshtësinë e formës dhe estetikën minimaliste të Federica Biasi; dizajnin utopik të Matteo Cibic mes dizajnit, artit dhe mjeshtërisë së lartë artizanale; humanizmin e Antonio Facco që shkon nga arkitektura e brendshme tek objekti; harmoninë e formave dhe stilin poetik të Elena Salmistraro, një përzierje e ilustrimit, dizajnit dhe arteve pamore; eksperimentimin dhe analizën e thelluar mbi materjen të dyshes krijuese Tipstudio, që shndërron çdo ide në një produkt narrativ dhe simbolik; format arketipike dhe gjuhën shprehëse të Ilaria Bianchi, drejt një dizajni stampimi më kritik dhe konceptual; sipërfaqet grafike të Serena Confalonieri, të cilat në kontrast midis formës dhe ngjyrës, bëjnë të spikasë lehtësia e objekteve.

Janë dizajner me shije të hollë, kuriozë dhe të lirë nga dogmat, të cilët po i japin jetë një epoke të re të dizajnit italian, ku liria e shprehjes është pozicionuar në qendër të kërkimit, me krijime me një ndikim të fortë ndjellës që puqen me artin.

 

Dizajni i ri Italian_KATALOGU

Ilaria Bianchi, Federica Biasi, Matteo Cibic,

Serena Confalonieri, Antonio Facco, Elena Salmistraro, Tipstudio

  • Organizuar nga: IIC di Tirana
  • Ne bashkepunim me: IMF Foundation e COD Tirana