Kjo faqe përdor cookie teknike, analitike dhe të palëve të treta.
Duke vazhduar shfletimin, ju pranoni përdorimin e cookies.

Preferences cookies

Tiranë l SALENTRIO

Projekti zë fill nga takimi muzikor i tre protagonistëve të talentuar të skenës popullore dhe asaj etno – folk italiane: Massimilano De Marco, Luca Buccarella dhe Roberto Chiga.

Që në moshë të re, formuan shijen e tyre muzikore, falë takimit me disa nga zëdhënësit më të rëndësishëm të kulturës tradicionale salentine, mes të cilëve: Uccio Aloisi, Luigi Cafaro, Pino Zimba, Cantori di Carpino, Antonio Calzolaro.

Më pas, ndërmorën një hulumtim personal që shkon nga studimi teknik i instrumenteve të ndryshëm, tek terapia muzikore dhe në fund tek kompozimi muzikor, i cili u mundësoi integrimin e këngëve dhe pjesëve muzikore të mësuara tradicionalisht, me aftësi muzikore specifike.

Salentrio është një treshe shpërthyese e muzikës popullore salentine që, me spontanitetin dhe frymën e hareshme, tipike të festave të vallëzimit, ofron një repertor të gjerë të përbërë nga: pizzica pizzica, stornelli, këngë polivokale alla stisa, valse, mazurka, pjesë muzikore di barberia dhe tarantella të tjera tipike të zonave të ndryshme të Italisë së Jugut.

Repertori i tyre përfshin gjithashtu këngë dhe pjesë muzikore, të cilat janë rezultat i kërkimeve të vazhdueshme në terren, por edhe pjesë të krijuara prej tyre, deri tek valset franceze apo forro’ braziliane.

Ndër vite, anëtarët e grupit, kanë bashkëpunuar me muzikantë dhe grupe të ndryshme, duke qenë pjese e disa prej skenave të mëdha kombëtare dhe ndërkombëtare

Bashkëpunime muzikore me: Uccio Aloisi, Raffaello Simeoni, Mario Incudine, Nando Cittarella, Ludovico Einaudi, Tony Esposito, Enza Pagliara, Anna Cinzia Villani, Banda Adriatica etj.

Bashkëpunime jashtë vendit: Buena Vista Social Club, Justin Adams, Kilkenny’s

Festivale ndërkombëtare: “Szieget Festival” (Hungari), “Tatihou Festival” (Normandi), “Fete de la musique” (Berlin), “Carpino folk festival”, “Notte della Taranta”, Tatihou Festival (Normandi).

Ata janë gjithashtu autorë të muzikës që shoqëron tregimet mbi historinë e Salentos, e pranishme në aplikacionin “Sherazade storymaker for travelling”.

Anëtarët janë pjesë e grupit “Kalascima”, një nga grupet më inovativë të muzikës etno-folk.

LUCA BUCCARELLA: vokalist, organo diatonike, harmonikë frymore, tambur

MASSIMILIANO DE MARCO: vokalist, kitarrëa, mandolinë, buzuk irlandez, tambur

ROBERTO CHIGA: bateri, cajon, rik, darbouka, tambur me pedale

  • Organizuar nga: IIC di Tirana
  • Ne bashkepunim me: TunelTerrace