Kjo faqe përdor cookie teknike, analitike dhe të palëve të treta.
Duke vazhduar shfletimin, ju pranoni përdorimin e cookies.

Preferences cookies

ARCHEOVISION – Festivali Evropian i Filmit Arkeologjik edicioni i I / Fare Cinema

Projekti EUNIC Cluster Tirana 2021 Archeovision – Kthim në të ardhmen përqëndrohet në trashëgiminë arkeologjike. Në kontekstin e rindërtimit pas tërmetit dhe pasojave pandemike, ai synon qasjen fizike në site arkeologjike:

(a) për t’i dhënë akses ngjarjeve kulturore në lidhje me sitet dhe historinë e tyre, si dhe për të shpjeguar punën e misioneve arkeologjike,

(b) për të rritur aksesin virtual në këtë trashëgimi si për shqiptarët ashtu edhe për të huajt;

(c) për të trajtuar aspekte arsimore dhe ekonomike (inovacioni dixhital, turizmi).

Në këtë kuadër, EUNIC vendosi ta ndajë projektin në dy pjesë, në dy sezone të ndryshme: në verë – aktivitet në natyrë – një Festival i Filmit Arkeologjik me filma dhe dokumentarë nga prodhuesit më të mirë Evropian, ndërsa në vjeshtë hulumtimi i një oferte dixhitale për vizita virtuale në site të ndryshme arkeologjike.

Festivali i Filmit Archeo zhvillohet për herë të parë në Shqipëri dhe EUNIC është krenar që do të mund të shfaqë 13 filma (me titra në shqip) nga 8 vende të ndryshme: Shqipëria, Bullgaria, Republika Çeke, Franca, Gjermania, Greqia, Italia dhe Spanja. Regjisorët dhe kamera e tyre do të na shoqërojnë në sitet më të famshme dhe në disa më pak të njohura të Evropës. Ata do të tregojnë bukurinë e reperteve arkeologjike dhe historitë e tyre të fshehura dhe misterioze. Por do të tregojnë gjithashtu edhe rëndësinë e madhe të ruajtjes së kulturave dhe trashëgimive tona, ngjashmëritë dhe dallimet mes tyre.

Disa nga filmat do të jenë të ambjentuar në mjedise shumë të veçanta, pranë siteve më të rëndësishme arkeologjike në Shqipëri: Amfiteatri i Durrësit dhe ai i Apollonisë.

Shkarko: Kalendarin e filmave

  • Organizuar nga: IIC Tirana, EU Delegation, Amb. Francia, Germania,