Kjo faqe përdor cookie teknike, analitike dhe të palëve të treta.
Duke vazhduar shfletimin, ju pranoni përdorimin e cookies.

Preferences cookies

MaratonaDanteTirana

Të dashur miq, kemi nevojë për zërin dhe pjesëmarrjen tënde!

Me rastin e 700 vjetorit të ndarjes nga jeta të Dante Alighieri, Instituti Italian i Kulturës në Tiranë dhe Qendra për Hapje e Dialog (COD), ftojnë të gjithë dashamirësit e librit dhe letërsisë në një maratonë leximi të veprës Komedia Hyjnore.

Zgjidh 2 faqe (max 30/40 vargje) që të pëlqejnë nga Ferri, Purgatori apo Parajsa, dërgo një email në adresën maratonadantetirana@gmail.com me kërkesën tënde për pjesëmarrje dhe të dhënat rreth teksteve që ke zgjedhur për të lexuar, jo më vonë se data 20 Maj!

Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë dhe Danten mund ta lexosh në gjuhën që dëshiron.

Nëse nuk di çfarë të lexosh, por do gjithsesi të marrësh pjesë, na shkruaj dhe ne do të të ndihmojmë në zgjedhjen e vargjeve nga Komedia Hyjnore.

Nisma është pjesë e fushatës Il Maggio dei Libri edizione 2021 ( www.ilmaggiodeilibri.it ) e cila fton që qasja me librin dhe leximin të ndodhë në kontekste të ndryshme nga ato tradicionalet, si dhe promovon pjesëmarrjen dhe kuriozitetin e atij që lexon ose jo. Eventi do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalet sociale të organizatorëve.

MaratonaDanteTirana është planifikuar për në datën 27 maj 2021, duke filluar nga ora 17.30 tek Lëndina pas Kryeministrisë dhe do të respektohen të gjitha masat për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Ju presim!

#maratonaDante #IICTirana #COD #maggiodeilibri21 #dante700

  • Organizuar nga: IIC di Tirana
  • Ne bashkepunim me: COD - Center For Openness And Dialogue