Ky web site përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Duke vazhduar me kërkimin prano përdorimin e cookies nga ana jonë OK

RRËNJËT - THIRRJE PËR ARTISTË

Data:

16/02/2021


RRËNJËT - THIRRJE PËR ARTISTË

E Ardhmja Arkaike - Osservatorio Artistico Digitale në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës në Tiranë, shpall Thirrjen e parë për Artistët, drejtuar artistëve shqiptarë, me synim gjetjen e rrugëtimeve të reja dhe hartëzimin e historisë së traditave dhe folklorit në Shqipëri.

Po kërkojmë projekte që i përgjigjen temës "rrënjët", të interpretuar me vizione personale, përmes gjuhës së Fotografisë, Videos dhe Medias Mikse.

Rrënjët - Thirrje për Artistë, do të pëzgjedhë fituesit, punimet e të cilëve, përveçse do të jenë pjesë e E ardhmja Arkaike - Osservatorio Artistico Digitale, me një seksion specifik për prezantimin e projektit të tyre, do të ekspozohen tek një festival i cili do të zhvillohet në pranverën e vitit 2021 dhe që do të përfshijë edhe një ekspozite kolektive në qytetin e Barit.

TEMA

Çfarë roli luajnë sot traditat, të cilat vazhdojnë të ndjehen dhe jetohen në shoqërinë bashkëkohore? Pse e ndiejmë ende nevojën për t'u mbështetur tek rrënjët tona, si në dimensionin e tyre festiv dhe ritualet hyjnore e profane, ashtu edhe në pjesëmarrjen aktive të brezave? Cilat janë rrënjët e "njohurisë popullore" dhe të nënshtresës arkaike të traditës?

Rrënjët - Thirrje për Artistë e ka zanafillën pikërisht tek këto pyetje.

AFATI I FUNDIT

15 Mars 2021

PËRZGJEDHJA

Përzgjedhja e artistëve finalistë do të bëhet përmes shqyrtimit nga ana e një jurie të përbërë nga ekspertë të disiplinave të ndryshme, të materialeve të dorëzuara:

• Edoardo Winspeare, Video

• Maria Teresa Salvati, Fotografi

• DEM, Media Mikse

 

Aplikimet do të vlerësohen në bazë të kritereve të mëposhtme:

• Pajtueshmëria me çështjet e treguara

• Inovacioni

• Realizimi

PËRJASHTIME

Projektet do të përjashtohen automatikisht nëse:

• Nuk dërgohen brenda afatit.

• Nuk janë në përputhje me temën Rrënjët

___

Konceptimi dhe Drejtimi Artistik

Folklore Elettrico (Marco Malasomma — Jime Ghirlandi)

Kurator

Maria Teresa Salvati

Informazione

Data: Nga Ma 16 Shk 2021H 15 M 2021

Organizuar nga : Futuro Arcaico

Në bashkëpunim me : IIC di Tirana

Hyrja : E lirë


Vendi:

https://futuroarcaico.it/rrenjet/

1118