Ky web site përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Duke vazhduar me kërkimin prano përdorimin e cookies nga ana jonë OK

"Kollonat" e Stefano Romano - Istallazione partecipativa site specific 2020/2021

Data:

19/02/2021


Projekti nis me një reflektim mbi librin si objekt. Libri, për mendimin tim, është një objekt i çuditshëm. Në momentin që e lexojmë, bëhet i yni, e megjithatë ne luftojmë të ndahemi fizikisht prej tij. Është një objekt i çmuar, ruajtës i gjithëfarëlloj historish. Gjatë mbylljes në vitin e pandemisë globale, librat ishin një nga mënyrat e vetme që na mbetën për të vazhduar udhëtimet dhe takimet me njerëzit.

Për realizimin e projektit "Kollonat”, u kërkova të gjithë njerëzve që mund të kontaktoja - duke i nxitur gjithashtu të përhapnin lajmin - të më dhuronin një nga librat që kishin në shtëpi në formën e donacionit, mbase edhe vetë librin që kishin lexuar gjatë pandemisë.

Të gjithë librat e mbledhur u vendosën në galeri duke krijuar një marrëdhënie fizike me hapësirën dhe duke krijuar kështu një portret kolektiv të të gjithë njerëzve që morën pjesë në projekt.

Në përfundim të ekspozitës, të gjithë librat do t'i dhurohen dy institucioneve, bibliotekës së burgjeve publike të Prishtinës dhe TOKA-s, një OJQ me qendër në Prishtinë që ka si qëlliim edukimin e fëmijëve.

Gjatë procesit të zbatimit të projektit, librat e ndryshojnë funksionin e tyre 3 herë; nga funksioni origjinal i të qenit libër, ata kthehen në një vepër arti dhe në fund rimarin funksionin e tyre të të qenit libër, të pasuruar nga një funksion shoqëror.

Stefano Romano

 

Instalacioni Kollonat Stefano Romano ëeshtë kuruar nga Claudia Sanetorni

nga data 19 shkurt deri 19 mars 2021 pranë Paper Gallery, Prishtina

Informazione

Data: Nga P 19 Shk 2021P 19 M 2021

Organizuar nga : Paper Gallery, Prishtina

Në bashkëpunim me : Amb. Italiana Pristina, IIC di Tirana

Hyrja : E lirë


Vendi:

Paper Gallery, Prishtina

1116