Kjo faqe përdor cookie teknike, analitike dhe të palëve të treta.
Duke vazhduar shfletimin, ju pranoni përdorimin e cookies.

Preferences cookies

FELLINI FINE MAI nga Eugenio Cappuccio

Dokumentar, 2019 Itali 81 min

Prodhimi: Aurora Tv, Rai Cinema në bashkëpunim me Rai Teche

Pjessëmarrës në konkursin Venezia Classici 2019

Shumë është thënë për Fellini-n, por është akoma e mundur të tregosh episode të panjohura të kinemasë së tij, të jetës dhe poetikës së tij, veçanërisht nëse dikush, ka pasur fatin të punojë dhe të ndajë përvojën me të, siç është rasti i Eugenio Cappuccio-s, i cili në këtë dokumentar rindërton rrugëtimin që i mundësoi takimin me Fellini-n në Rimini, kur ishte ende adoleshent, dhe më pas, pas përfundimit të studimeve në Qendrën Eksperimentale të Kinematografisë, në xhirimet e filmit Ginger dhe Fred. Duke gërmuar në thesaret që repertori televiziv mjaft i pasur i Rai Teche mund të sigurojë, filmi pasurohet me dëshmi të shumta origjinale, të atyre që bashkëpunuan me Fellini-n. Kështu, duke filluar nga Rimini, Eugenio Cappuccio, niset drejt zbulimeve të reja të ‘botës sekrete’ të Fellini-t, botë e cila kurrë nuk është zbuluar plotësisht.

Hyrja është e lirë por ju lutemi të vini re se do të jetë i detyrueshëm respektimi i rregullave për parandalimin dhe përhapjen e Covid-19: vendosni maskë, dezinfektoni duart, ruani distancën dhe shmangni çdo kontakt fizik me të tjerët si shtrëngime duarsh, përqafime, etj.

  • Organizuar nga: IIC di Tirana
  • Ne bashkepunim me: COD - Center For Openness And Dialogue